Ushtroi dhunë ndaj nuses, policia arreston vjehrrën

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Deçan.

Sipas Policisë, e dyshuara është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nuses.

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Deçan 17.09.2022 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj rejës së saj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./express


Shtuar 18.09.2022 10:09