Ankandi i fateve në Maqedoni
Albeu.com
nga Hamdi NuhijuJeta është bërë e pavlerë në rruzullin tokësor, pavlefshmërinë e saj e hasim shpesh dhe shpejt në Republikën e Maqedonisë. Jeta po tmerrohet nga fatet që po orientohen drejtë misteriozitetit të skajshëm ideologjik.Ajo nuk ka faj , është e skuqur nga frika dhe mendimi i saktësuar , trumbetohet ndërmjet gërshetave dhe hudhet lartë mbi supet e individëve dhe shoqërisë. A ka vlerë jeta kur shitet për 5 denar në Brodec të Tetovës dhe Hasanbegë të Shkupit?

Fatalistët dhe fatalizmi do të më frikësonin me teorinë e relativitetit duke ma përkujtuar edhe një dogmë të zvetënuar dhe vetjake që e kam harruar dhe moti kohë se kam përmendur. Stuhia e reshjeve të dëborës padyshim gëzoi pa masë qytetarët e këtij vendi , por me gjithë këtë gëzim u bashkangjitë edhe frika dhe përkujtimi i historisë jo të lashtë por të mekur të individit vocjak që dëshiron të sterilizojë permutacionet e frikshme në shoqëri. Viktimat e shoqërisë e kishin të shkruar fatin e tyre që të bëhen " kurban" të forcës se këtij GLADIATORI Përbindësh , ose iu qe shkruar gjatë manifestimit të dukurisë së maternitetit? Nënat e pafajshme dhe me vaj pyesin për bijt e tyre , fëmijët syhapur dhe të pastërt duke mos ditur se c`po ndodhë në këtë miniatur doktrinore lëshojnë nga një zë zemre që digjet dhe përvëlohet për ledhatinë e vëllaut , babait , mixhës... Fytyra të njomura dhe të pafajshme bërtasin karshi mediumeve të egra që vetëm se ngjallin eufori dhe frikë në zemër dhe shpirt. Në periudhat e ardhshme kur këto fëmijë do të kuptojnë realitetin do të jetë vonë për rehatinë dhe kohën e humbur të dashurisë . Përgjithmonë do të jetë e mallkuar kjo tokë nga këto shpirtëra të pafajshëm që sot kanë ngelur jetim në saje të një infektimi helmues në shoqëri. Do të jetë e vështirë për këtë vend të ripërtrihet dhe të lind për së dyti nën prehërin e bijve të saj të cilët e ndërtuan këtë shoqëri me shekuj dhe mbi to shkeli koha si armë e blindume e Asgjësisë. Do të zhduken dikur edhe këngët dhe vallet e gëzimit dhe dasmes , do të krijohet një shoqëri hibride me tipare të kanibalëve që mezi presin të dalun në gjah për të ruajtur vazhdimësinë e tyre të denoncuar shekuj me rradhë. E drejta do të lulëzojë në kraharorët e tyre , fëmijët e anës së drejtësisë që me padrejtësinë sulmojnë padrejtësinë do të jetë në pozita të favorizimit të masës , ndërsa këto viktima të nemura dhe të mallkuara nga haraçi i shoqërisë maqedonase do të jenë qytetar të shkallës së 18 në këtë Republikë. Dhe stuhisë në " Gang" iu përshkruhen edhe elegjitë më të suksesshme , cmimi i hyrjes në NATO filloi që të shtrenjtohet , ndërsa dukuria fleksibile e forcës mediatike po thumbohet në fundin e historisë së " artë" të performancës kronologjike. A ekziston në shoqërimin me ndjenjat një kompozim i këtillë i cili frikëson edhe shpirtërat edhe fuqinë e huazimeve histerike në shoqëri? A ekziston dikund në rruzullin tokësor një mentalitet i këtillë miskin ku për hir të politikave të jashtme strategjike të rrënohet komplet një shoqëri , për hir të atij dhe këtij të sulmohet dhe të inskenohen ngjarje të cilat fusin frikën në palcë të mijëra njerëzve në këtë rrokaqiell. Në ankandin e fateve në Maqedoni kanë filluar të shiten edhe shpirtërat e fundit të drejtësisë dhe padrejtësisë , uji është i turbullt , kjo është e vërtetë! Por , turbullimin e këtij uji e bënë të jopërdorshëm më shumë edhe konfliktuoziteti i opozitës me pozitën , të cilët për të fituar më shumë publicitet në kontot e tyre të mjerimit , fillojnë që të paraqiten në skenë si mostra të deviacionit pragmatik. Të viktimizohet një popull i tërë për hir të qejfeve vetjake të dominimit ushtarak dhe politik , kjo dëmton dukshëm imazhin politik të brendshëm dhe të jashtëm të kësaj force. Unë nuk po justifikojë paraqitjen në skenë të forcave guerilase që jo me fjalë por me forma tjera të indentifikojnë forma të ndryshme të implikimit politik , e as që po mbrojë sulmet që inicohen dhe i bëhen ndaj këtij shteti nga forca të " padukshme" dhe të padefinuara që kanë qasje direkte deri te " lodrat" e zjarrta në shoqëri. Ky dypolarizim i frikshëm që mbron dendurinë kumulative në funksion të jetësimit të rregullit dhe rendit , po buçit në mendjen dhe zemrën e viktimës si makiazh i duhur në kohën e errët. Athua vallë ekziston ndonjë forcë , rend ose rregull që e vëndon në fuqi formën e kontrollimit të shtetit gjatë realizimit të drejtësisë dhe përvetësimit më të drejtë të performancave sulmuese në terren? Apo ndoshta individi dhe shoqëria nuk guxojnë që të kërkojnë drejtësinë dhe tretmanin e drejtë nga kjo Qeveri gjatë realizimit të së drejtës dhe drejtësisë? Nuk ia vlen që e padrejta të luftohet me të padrejtën , e as anti-vlera të zhduket më anti-vleren . Inercionet politike që shfaqen në tavolinën e bisedimeve po zhdukin këtë lajm ogurzi për shpirtërat dhe zemrat e qytetarëve. Diskursi politik i këtij vendi menzi pret që të hudhet në tregun e presupozimeve dhe të observimeve të ndryshme që vetëmse orientojnë ciklin e dytë të higjienës së hudhur në Majat e Sharrit dhe të Karadakut. Pyes pse duhet të ekzistojë ankandi i fateve në Republikën e Maqedonisë , ku në vend të kësaj logjike të ekzistojë ankandi i vlerave më të larta dhe të përbashkëta? Në korelacion të drejtë konsultativ , fuqia duhet të përmbush vënien në jetë të drejtësisë , nëse fuqia me padrejtësinë mundohet të zhdukë nga faqja e dheut inercionin negativ , atëherë elektronet që paraqesin shumicë do të magnetizoheshin drejtë zhdukjes dhe humbjes. Të shpresojmë që ky mentalitet i brishtë do të zhduket një herë e përgjithmonë.
Shtuar më 19/11/2007, ora 23:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori