Njė president i askujt dhe i tė gjithėve
Tė gjithė thėrrasin se President duhet tė bėhet njė figurė e gjithėpranuar. Dhe argumenti qė japin pėr kėtė, shqiptarė apo ndėrkombėtarė qofshin, ėshtė se Presidenti pėrfaqėson unitetin e popullit.
Por ndėrsa thonė njė gjė tė tillė harrojnė tė mendohen pak mė thellė dhe tė shtrojnė pyetjen: A ekziston vėrtet mes shqiptarėve i shumėpėrfoluri, por edhe i pakuptuari i unitetit i popullit? Na duket se pikėrisht mungesa e njė uniteti tė tillė ėshtė shkaku kryesor i vėshtirėsisė sė gjetjes sė njė zgjidhjeje tė duhur pėr ēėshtjen e Presidentit.
***
Operimi me klishera, si kjo e unitetit tė popullit tė trashėguar nga propaganda moniste, ėshtė tipari mė i pėrhapur jo vetėm i zhargonit politik tė majtė e tė djathtė, por edhe i atij diplomatik tė disa ndėrkombėtarėve. Ėshtė njė dukuri qė pėrpiqet tė fshehė, por njėherazi edhe e denoncon, mungesėn e arsyetimit qė mundėson kuptimin e realitetit politik. Qė Presidenti ta pėrfaqėsojė unitetin duhet qė mė parė ky unitet tė ekzistojė. Dhe nė kuptimin politik, uniteti nuk buron automatikisht nga fakti qė shqiptarėt janė shqiptarė. Nė kuptimin politik, uniteti ka tė bėjė me dakordėsinė e shqiptarėve pėr sistemin politik tė bashkėqeverisjes apo tė vetėqeverisjes sė tyre. Po tė shikosh Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, tė rezulton se shqiptarėt kanė rėnė dakord, ndėr tė tjera, qė sistemi i qeverisjes nė Republikėn e Shqipėrisė bazohet nė ndarjen dhe balancimin e pushteteve ligjvėnėse, ekzekutive dhe gjyqėsore. Por ndėrsa ndjek dinamikėn e politikės nė kėta 20 vjet, shikon se uniteti i popullit nė faqet e Kushtetutės nuk reflektohet thuajse fare as nė rezultatet e votimit dhe as nė pozicionimet e partive politike apo udhėheqjeve tė tyre. Masa tė tėra shqiptarėsh kanė vazhduar tė votojnė tradicionalisht njė forcė politike edhe pse kjo dhe lidershipi i saj, ka manifestuar praktikisht ambicien qė sistemi i qeverisjes nė Republikėn e Shqipėrisė tė mos bazohet nė ndarjen dhe balancimin e pushteteve ashtu sikundėr ėshtė shkruar nė Kushtetutė. Ndonėse njė ambicie e tillė nuk ka lėnė pa prekur partitė e tjera, ajo ka qenė mė e pranishme dhe mė agresivisht e aplikuar, gjatė qeverisjeve tė Partisė Demokratike dhe liderit tė saj, Sali Berisha. Praktikisht shqiptarėt nuk janė nė unitet pėr sa i takon natyrės sė sistemit politik edhe pse tė gjithė ata, si dhe liderėt politikė qė duartrokasin dhe votojnė, flasin ditėn dhe natėn pėr integrimin e Shqipėrisė nė Europė. Njė fakt tjetėr qė ilustron ndarjen e sloganeve politike nga praktika politike, fjalėn nga vepra. Kjo ēarje nė preferencat pėr sistemin politik manifestohet edhe nė rastin e zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės. Integrimi nė Europė kėrkon qė President tė zgjidhet njė person qė i ka shanset ti shėrbejė ndėrtimit tė njė sistemi ku pushteti legjislativ dhe ai gjyqėsor janė tė ndara nga pushteti ekzekutiv. Dhe kjo gjė, qė ėshtė sanksionuar dhe nė Kushtetutė, nuk mund tė ndodhė kurrė nėse nė postin e Presidentit zgjidhet njė kandidaturė e shumicės qeverisėse. Aq mė pak mund tė shpresohet njė gjė e tillė nėse kjo kandidaturė zgjidhet me 71 votat e qeverisė edhe pse deformimet e Kushtetutės nė 21 prill, e bėjnė njė akt tė tillė tė duket si kushtetues. E ndėrsa shpall se ka qėllim kryesor integrimin europian, Kryeministri Berisha dhe PD kėmbėngulin qė Presidenti tė dalė nga njė kandidaturė e tyre. Vetėm dje, Astrit Patozi, figura e dytė e mazhorancės, kėmbėnguli se logjika politike tė ēon nė atė qė lokomotiva e tranzicionit, qė nė rastin tonė jemi ne, i bie tė bėjė edhe zgjedhjen e njė institucioni tė rėndėsishėm qė ėshtė Presidenti i Republikės. Nė kėtė frazė, ku nuk mungon as figuracioni i lokomotivės tė stėrlodhur nga propaganda bolshevike, shprehet gjithė mendėsia moniste e berishizmit sipas tė cilės, pushtetet duhet tė pėrqendrohen nė njė dorė, nė njė parti, nė njė lider.
***
Kundėr kėtij pozicioni autokratik ėshtė rreshtuar opozita politike qė kėmbėngul se Presidenti i ardhshėm nuk duhet tė jetė njė kandidaturė e Partisė Demokratike. Njė kėrkesė e drejtė kur dihet se figura si p.sh. Jozefina Topalli, tė paafta tė lartėsohen as deri nė pozicionin e paanshėm tė spikerit tė Kuvendit, smund tė shpresohet se do tė kishin aftėsi tė sublimoheshin pėr tė arritur atė neutralitet kushtetues dhe mbipartiak qė kėrkon posti i Presidentit tė Republikės. Ndėrkaq, zgjedhja President e njė kandidature tė opozitės, ndėrsa do ti vinte kufi ambicies sė Berishės pėr tė kapur tė gjitha pushtetet, mund tė shfaqte tė njėjtėn problematikė pėr sa i pėrket ndarjes sė pushteteve nėse do tė kemi rotacion nė vitin 2013. Prandaj kėrkesės sė drejtė tė opozitės se Presidenti nuk duhet tė jetė njeri i qeverisė, i duhet shtuar edhe se ai nuk duhet tė jetė as njeri i opozitės. Vetėm njė kandidaturė e njė personi qė nuk i pėrket asnjė partie, do tė shtonte shanse qė Shqipėria tė ketė njė President qė duke qenė i askujt, do tė mund tė ishte Presidenti i tė gjithėve. Vėshtirė se ka ndonjė figurė partiake qė mund tė plotėsojė kriterin pėr tė qenė i askujt. Veē jashtė partive, jashtė komunitetit tė politikanėve, mund tė gjenden jo pak. Njė i tillė mund tė ishte publicisti Daut Gumeni. Njė i pėrndjekur politik qė ka vuajtur burgjet komuniste, por edhe qė ka demonstruar pjekuri, integritet dhe ndershmėri dhe pėrkushtim ndaj idealeve demokratiko-liberale gjatė gjithė periudhės sė tranzicionit. Por shihet qartė se klasa politike kėrkon ta kllaposė listėn e kandidaturave brenda saj ndėrsa riciklon lloj-lloj mbeturinash politike, duke e argumentuar kėtė kufizim me gjoja nevojėn e pėrvojės politike. Nė fakt, njė pėrvojė aspak e admirueshme qė i ka ardhur nė majė tė hundės jo pak shqiptarėve. Gjithsesi, mungesa e konsensusit pėr Presidentin, ėshtė tregues i mungesės sė unitetit tė shqiptarėve dhe politikanėve tė tyre pėr sa i takon sistemit. Nė momentin qė ndodhemi, pozita tenton bashkimin e pushteteve, opozita ndarjen e tyre. Dhe ėshtė e vėshtirė qė Berisha me oreksin e tij pėr tė kapur gjithė pushtetet, tė lėrė ti ikė nga dora rasti pėr tė zgjedhur President njė delfin tė tijin vetėm me 71 vota. Njė katastrofė pėr demokracinė dhe integrimin qė mund tė shmanget vetėm me ndėrhyrjen e fuqishme tė ndėrkombėtarėve pėr njė kandidaturė qė shkon nė favor tė ndarjes sė pushteteve. Vetėm atėherė politikanėt shqiptarė do tė mund tė zgjedhin me konsensus dhe, sikundėr sugjeroi dhe ambasadori i SHBA, Arvizu, qysh nė raundin e parė, njė President. Njė President qė duke qenė i askujt do tė mund tė jetė i tė gjithėve, njė President qė duke i shėrbyer ndarjes sė pushteteve, do tė kontribuonte nė bashkimin e shqiptarėve.
Të fundit nga ky opinionist