Lėvizje qytetare pa qytetarė?
nga Andrea Stefani
Shqip
Pėrse lėvizja qytetare nė Shqipėri mbetet nė stadin e disa miniprotestave sponsorizuar, mė sė shumti, nga donatorė tė huaj? Mos vallė problemet qė shqetėsojnė nuk janė aq gjithėpėrfshirėse? Nuk mund ta thuash. Papunėsia, varfėria, kriminaliteti, korrupsioni, gjakmarrja, rrėnimi i mjedisit etj., nė njė formė ose nė njė tjetėr, na afektojnė tė gjithėve. Atėherė pėrse nuk protestojnė qytetarisht dhe masivisht shqiptarėt qė kėto plagė tė gjejnė shėrim? Sot, kritikėt, me tė drejtė flasin pėr letargji, pėr pasivitet dhe indiferentizėm masiv. Por tė gjitha kėto janė shfaqje tė mungesės sė qytetarisė. Ėshtė e hidhur, por duhet thėnė: shqiptarėt janė shumė pak ose aspak qytetarė. E si mund tė ketė protesta qytetare pa qytetarė?



***

Rusoi bėnte thirrje: Krijoni qytetarin dhe do tė keni gjithēka ju duhet! Mjerisht nė kėto 20 vjet tranzicion ėshtė bėrė shumė pak pėr tė krijuar qytetarin, pėr tė realizuar atė proces evolucioni nė mendjen e “njeriut tė ri” tė krijuar nga diktatura komuniste. Dhe cili ėshtė njė nga tiparet mė tė qenėsishme tė njeriut tė ri tė dalė nga diktatura? Mungesa e mendimit personal dhe bindja e verbėr ndaj partisė dhe liderit tė pėrjetshėm. Ėshtė partia lideri qė mendojnė pėr “popullin” dhe automatikisht, ajo qė do partia e lideri ėshtė dhe ajo qė do “populli”. Ky nėnshtrim ndaj njė autoriteti tė jashtėm krijon njė gjendje gjumi, letargjie qė shqiptarėt e trashėgojnė edhe sot e kėsaj dite. Ai krijon edhe fanatizėm pra, edhe urrejtje pėr kėdo qė mendon e vepron ndryshe nga lideri. Nė kėtė kuptim, shqiptarėt, edhe pse kanė fituar lirinė e fjalės, por nuk kanė fituar lirinė e mendimit, sepse nuk janė tė aftė tė mendojnė tej asaj qė diktojnė autoritetet e jashtme. Por aftėsia pėr vetėmendim si arsye, ėshtė esenca e qytetarit. Pa aftėsinė pėr tė reflektuar, liria e fjalės nuk vlen njė grosh. Prandaj dhe avokatėt e pushtetit nxitojnė ta reklamojnė si gjė tė madhe faktin qe sot mund ta kritikosh qeverinė, por nuk tė ndodhė asgjė. Ėshtė e vėrtetė. Por nuk i ndodh asgjė as qeverisė. Dhe nė prani tė fanatizmave tė verbėr si dhe nė mungesė tė njė mase kritike tė popullatės me aftėsi pėr tė arsyetuar, liria e kritikės bėhet garniturė e sundimit.



***

Po pėrse kėto 20 vjet nuk kanė shėrbyer pėr ta nxjerrė shqiptarin nga letargjia e skllavėrisė mendore? Mbi tė gjitha, sepse nuk ka marrė fund monopoli i partive mbi jetėn politiko-shoqėrore si dhe ai i liderėve mbi partitė politike. Si edhe nė tė kaluarėn komuniste, lideri, partia, pushteti partiak vazhdon tė luajė njė rol mbizotėrues nė formėsimin e fatit tė njeriut. Nėse i bindesh partisė, ke pėrfitime. Nėse nuk i bindesh ke privacione. Dhe nė shumicėn e rasteve bėhet fjalė pėr bukėn e gojės, pėr vendin e punės, pėr ēatinė e shtėpisė, pėr mbijetesėn biologjike tė personit. Natyrisht ka edhe njė shtresė shumė tė vogėl qė me partinė nė pushtet, e lidhin biznese dhe milionat e njė pasurimi korruptiv dhe pėrrallor. Dhe nuk mund tė mos pyesim pėrsėri: Po pėrse partitė, liderėt ruajnė njė ndikim kaq tė madh mbi jetėn e shqiptarit, ndikim qė ėshtė fatal nė jetėn e tyre si nė kohėn e PPSH? Sepse nuk ka drejtėsi – ėshtė pėrgjigjja. Pushtetet politike absolute formėsohen kudo ku mungon drejtėsia. Gjithė favoret qė i krijojnė pushtetet politike mbėshtetėsve tė tyre, votuesve tė tyre, bazohen nė dhunėn mbi kampin kundėrshtar, mbi dhunimin e sė drejtės pėr ata qė nuk janė me partinė dhe pushtetin e radhės. Nė mungesė tė drejtėsisė, shqiptari nuk e shikon mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive te ligji, te gjykata, por te paria dhe pushteti i radhės qė kanė vėnė nėn thundėr edhe gjykatėn. Edhe ai qė ėshtė nė opozitė dhe vuan padrejtėsitė nuk shpreson te ligji dhe drejtėsia. Shpresa e tij ėshtė qė njė ditė, partia e tij tė rikthehet nė pushtet. Shpresa e tij nuk ėshtė drejtėsia por hakmarrja, rivendikimi i tė drejtave tė dhunuara qė nė mungesė tė drejtėsisė mund tė rivendikohen vetėm me anė tė njė padrejtėsie tė re. Dhunim i pushtetit tė drejtėsisė, kapja e tij, ėshtė mjeti me anė tė cilit partitė mbajnė shqiptarėt tė lidhur pas karrocės sė tyre, duke mos i lejuar tė bėhen qytetarė tė lirė, krenarė dhe kurajozė. Prandaj edhe tė aftė pėr tė protestuar pėr liritė dhe tė drejtat. Ėshtė naivitet qė kėtė zbrazėti qytetarie, kėtė pasivitet dhe mungesė proteste, tė mos ta shikosh si njė nga rrjedhojat mė katastrofike tė mungesės sė pushtetit tė drejtėsisė nė kėto 20 e kusur vjet! Qytetari ėshtė njeri i lirė dhe rrėnja qė ushqen lirinė dhe tė drejtat e qytetarit ėshtė drejtėsia. Pritja kėtė rrėnjė dhe nuk do ketė mė qytetarė, por skllevėr tė bindur. Mbille dhe rrite drejtėsinė e pavarur dhe ajo do ushqejė e rritė qytetarė! Mjerisht kėtė tė vėrtetė, mė mirė se kushdo, e dinė sundimtarėt!



***

Mungesa e pushtetit tė drejtėsisė sė pavarur ėshtė kryerrėnja e mungesės sė qytetarit. Por ka edhe tė tjerė faktorė. Politikanėt sundimtarė janė treguar tė kujdesshėm. Ata kanė rrafshuar tė gjithė ato struktura qė e organizojnė protestėn qytetare. Nė Shqipėri nuk ka sindikata tė vėrteta, por thjesht ca kopje tė zbehta tė rripave tė transmisionit tė Partisė Komuniste tė Punės. Prandaj nė Shqipėri nuk protestohet kundėr kancerit tė tranzicionit, kryerrėnjės sė mjerimit qė ėshtė papunėsia. Nė Shqipėri nuk protestohet kundėr korrupsionit, sepse Sali Berisha pati kujdes qė tė shfarosė ato struktura tė shoqėrisė civile si Koalicioni Shqiptar kundėr Korrupsionit (ACAC)) qė kishin nisur tė ngrinin zėrin kundėr korrupsionit. Berisha i shfrytėzoi kėto struktura sa pėr t’u rikthyer nė pushtet. Por pastaj ato u bėnė tė rrezikshme pėr tė. Duket “loboi” edhe pranė donatorėve ndėrkombėtarė (si p.sh. USAID) qė tė mos financohen mė tej. Dhe ACAC u zhduk nga skena me “logjikėn” se nė pushtet kishte ardhur njė qeveri e “duarve tė pastra”, me nė krye kalorėsin blu qė do vriste kuēedrėn e korrupsionit. Rreth 8 vjet mė pas, kuēedra e korrupsionit berishist ėshtė shumė herė mė e fuqishme dhe mė tmerruese se ajo qė ushqyen qeveritė socialiste te Fatos Nanos apo Ilir Metės.

Intelektualėt janė dukuria mė e sofistikuar e protestės qytetare, elita e kėsaj proteste. Por nė Shqipėri nuk ka intelektualė. Ka vetėm njerėz tė punės mendore. Sepse thelbi i intelektualit ėshtė protesta nė mbrojtje tė parimeve. Prandaj shumė njerėz pyesin: ku janė intelektualėt pse nuk protestojnė? Pėrgjigjja ėshtė: sepse nuk ka intelektualė. Njė grup fizikanėsh qė punojnė nė laborator pėr zbulimin e energjisė bėrthamore nuk janė akoma intelektualė. Por ata bėhen tė tillė kur nisin tė protestojnė kundėr pėrdorimit tė energjisė bėrthamore pėr qėllime antihumane – shkruan Zhan Pol Sartri. Mungesa e intelektualėve ėshtė njė nga format e shfaqjes sė mungesės sė qytetarėve. Njerėzit e punės mendore nė Shqipėri, ata qė rėndom quhen intelektualė, vazhdojnė tė shfaqin simptomėn e frikės dhe tė heshtjes si nėn diktaturė. Ndėrkohė qė ka edhe njė segment qė i konformohet pushtetit “demokratik” me solidaritete tė pėshtira puthadorėsh. Pra nė Shqipėri nuk ka protesta qytetare, sepse nuk ka qytetarė. Njė problem tepėr i vėshtirė pėr t’u zgjidhur me shkop magjik. Si pėr shembull, me disa thirrje drejtuar shqiptarėve. Qytetari ėshtė produkti i institucioneve tė lirisė qė nė aleancė me to, ngrihet ēdo ditė tė mbrojė liritė dhe tė drejtat e tij, nė gjykatė, nė politikė, nė punė tė ndershme, nė aktivizėm komunitar, nė kutinė e votimit. Dhe kur kėto nuk mjaftojnė, edhe nė protestė. Sfida ėshtė tė krijohet ky njeri i lirė dhe krenar, ky qytetar. Por a mund tė ndodhė kjo nė njė kohė kur autokratizmi po gllabėron institucionet e fundit tė mbetura jashtė thundrės sė tij? Kėshtjella e Presidencės sapo ra. Tani i janė vėrsulur imunitetit. Pėr tė vazhduar mė pas me Kryeprokurorin… Mė pak institucione qė mbrojnė lirinė qytetare nga thundra e pushtetit dhe mė shumė qytetari?!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.