Kritika e kritikės dhe patologjia e pushtetit pa mbarim
nga Andrea Stefani
Shqip
Gazeta e qeverisė “RD” ka lėshuar njė tjetėr sulm kundėr gazetarėve kritikė ndaj qeverisė duke thelluar brazdėn e zhanrit tė kritikės sė kritikės, tipik pėr pushtetet antiliri. E keqja ėshtė se artikullshkruesi, njė gazetar, i shėrben pushtetit duke akuzuar kolegėt e tij kritikė tė qeverisė se i shėrbejnė opozitės. Por ai ka denoncuar diēka qė ėshtė evidente dhe pra, qė s’ka nevojė tė denoncohet. Sepse qė kritika e njė gazetari ndaj qeverisė ēon ujė nė mullirin e opozitės nuk kėrkon kalem. Por puna ndryshon kur njė gramafon i pushtetit nis e akuzon gazetarėt kritikė pėr qeverinė (kritikė nė tė dy kuptimet) pikėrisht si grafomanė tė paguar nga lidershpi i PS pra, i akuzon ata se mbajnė me lidershipin opozitar tė njėjtin raport qė ai mban me pushtetin!

***

Akuza e parė qė u bėhet gazetarėve ėshtė se nxijnė realitetin. Tipikisht boshti i luftės sė klasave dhe tipikisht akuza qė i bėhej ēdo kulaku apo armiku klase nėn diktaturė. Sipas kėtij kalemxhiu tė rėndomtė, kėta gazetarė nuk gabojnė qė e kritikojnė qeverinė pėr varfėrinė, sepse “vetė Kryeministri e pranon se ka edhe varfėri”. Po ku e kanė gabimin? Nė faktin qė standardi i jetesės sė familjes shqiptare ėshtė qindfishuar nė krahasim me ‘90”! Vėrtet, sa smirėzinj kėta gazetarėt kritikė tė qeverisė qė nuk shikojnė kėtė arritje madhėshtore tė saj qė na shfaqet nga krahasimi me vitin 1990. Pa le po tė krahasohemi me vitin 1938, pikėn e referimit tė fitoreve tė PPSH. E megjithatė, demokratėt kanė pikė referimi vitin ’90. Po nė raport me Europėn si jemi? Po tė ishte i aftė pėr disa llogaritje tė thjeshta, artikullshkruesi, qartas i etur pėr tė lexuar ngado “fitorje”, do zbulonte se jo pak shtresa sot nė Shqipėri jetojnė mė keq krahasuar me vitin ’90.

Po lidhur me papunėsinė? Edhe pėr kėtė plagė nuk u dashka kritikuar, sepse ekzistencėn e varfėrisė e ka pranuar edhe Kryeministri. Por ē’duhet bėrė? Duhet theksuar se ata qė punojnė (duke mos harruar edhe emigrantėt qė si paguan qeveria!) paguhen dhjetėra herė mė shumė se nė ’90-n. A nuk duhet tė themi se Kryeministrit ka premtuar 160 mijė vende pune dhe nuk ka bėrė asgjė pėr tė mbajtur kėtė premtim? Jo sepse ėshtė nxirje e realitetit. Sepse nė fund tė fundit efektet e krizės globale ndihen edhe te ne. Vėrtet?! Po a nuk ishte Kryeministri i dashur qė kėndonte refrenin se kriza nuk e ka prekur Shqipėrinė nė sajė tė politikave tė shkathėta tė qeverisė? Si tė pranojmė se kriza na ka prekur, pa mohuar edhe mrekullinė qeveritare? Por edhe kėtu shkarrashkruesi i qeverisė na e mbyll gojėn. Nėse varfėria dhe papunėsia qenkan kaq kritike, pėrse nuk ankohen as tė varfrit dhe as tė papunėt?! Nė fakt, ata ankohen, por nuk i dėgjon kush. As shkarrashkruesi. Aq mė pak qeveria. Sepse janė tė paorganizuar. Po pse janė tė paorganizuar? Kjo shpjegohet me fitoren e parė tė Sali Berishės, shkatėrrimin e sindikatave tė cilat i ktheu nė “tė pavarura” sipas modelit leninist tė rripave tė transmisionit.

***

Sipas artikullshkruesit tė gazetės sė pushtetit pėr varfėrinė dhe papunėsinė ankohen vetėm ata qė lahen nė “banja floriri”. Kėtė akuzė tė fundit e ka marrė nga Berisha. E si mund tė bėjė gabim politik njė militant duke harruar tė hedhė nė picėn e kritikės sė kritikės pak piper nga ai i udhėheqėsit tė madh? Madje edhe artikulli nė organin e pushtetit ėshtė nxitur nga shqetėsimi qė disa gazetarė guxojnė tė kritikojnė pa mbarim udhėheqėsin e madh duke bėrė edhe sakrilegjin tė shprehen pėr domosdoshmėrinė e largimit tė tij nga pushteti pa mbarim. “Midis tyre, shquhej si gjithnjė Andrea Stefani, i cili nuk ka objeksion tjetėr veē Berishės dhe berishizmit (me sa duket nxjerr bukėn e fėmijėve), bėnte paralelizma edhe mė tė fantaksura se zoti Nano (Mustafa), duke na sjellė nė faqet e shtypit Hitlerin dhe Stalinin”. Kėshtu shkruhet nė artikull. Mė nė fund thanė njė tė vėrtetė! Unė e nxjerr bukėn e kalamajve tė mi me profesionin e gazetarit. Dhe me disa kolegė tė tjerė, kemi zgjedhur tė nxjerrim bukėn duke kritikuar pushtetet. Sepse besojmė qė qeveria ėshtė gjithnjė problemi. Kjo na dallon nga disa kolegė tė tjerė gazetarė qė kanė zgjedhur tė nxjerrin pak mė shumė se bukėn e gojės, duke i shėrbyer pushtetit dhe qė pėr kėtė shkak, problemi pėr ta ėshtė pėrherė opozita dhe gazetarėt qė i volisin opozitės. Dhe opozita si dukuri e urryer, ka qenė tipar i politikės sė njė farė Hitleri qė e nisi me shantazhe e sharje ndaj opozitės dhe e pėrfundoi me burgosjen e saj. Edhe gazetaria nė favor tė pushtetit ka qenė tipike pėr njė farė zotėrie me emrin Gebels. Ky i fundit arriti “… qė ngjizja e brumit mediatik (tė) bėhet me maja politike, duke perversionuar zakonet gazatareske”. Ata demonė nuk i pėrkasin vetėm sė kaluarės, por janė ende mes nesh. Presin vetėm ēastin. Po kush ra nėn pushtetin e demonit dhe nuk e perceptoi si engjėll? Kjo na bėn qė t’i shohim kolegėt tanė qė na sulmojnė si viktima tė pushtetit. Artikulli tendos harkun drejt gazetarėve kritikė tė pushtetit pėr tendenca tė tepruara tė protagonizmit politik “me pasoja katastrofike pėr pushtetin e katėrt”. Por shigjeton vetveten. Sepse ėshtė absurde tė fajėsohen pėr protagonizėm politik gazetarė qė kritikojnė njė qeveri dhe tė mburren si profesionistė, mburrėsit dhe servilėt e pushtetit. Aq mė tepėr kur disa nga kėta gazetarė qė kritikojnė Berishėn sot, kanė kritikuar edhe Fatos Nanon kur ishte nė pushtet, edhe Ilir Metėn kur ishte dhe sot kur ėshtė nė pushtet madje, edhe Edi Ramėn pėr gabimet qė ka bėrė nė opozitė. Dhe pėrherė ka patur puthadorė pushtetesh qė i kanė sulmuar. Kur kritikonin Fatos Nanon i akuzonin se u shitėn te Berisha. Kur kritikonin Edi Ramėn, i akuzonin si tė shitur tek Ilir Meta. Kur kritikojnė Ilir Metėn dhe Berishėn, i akuzojnė si tė shitur te Edi Rama. Por kritika e kritikės harron dy gjėra: 1) Ata qė janė shitur nuk kritikojnė dot ata qė i kanė blerė dhe 2) Ata qė janė shitur nuk nxjerrin bukėn e gojės, por lahen nė vaska floriri. Zgjidhni e merrni.

***

Kritika e kritikės, ndėrsa mbron me pasion Berishėn duke sulmuar kolegėt gazetarė, tė dėshmojnė njė herė tė vetme kur ka shkruar njė bashkėtingėllore kundėr Berishės. Mbi bazėn e kėsaj logjike dhe tė kėtyre fakteve, gjykohet se kush mban raporte prej skllavi me padronin e tij politik, gazetarėt qė kanė treguar se kanė kurajėn tė kritikojnė kėdo lider nė pushtet, apo ata qė sulmojnė kėdo qė kritikon liderin e pushtetit? Gazetarėt qė kanė kritikuar tė gjitha qeveritė e derisotme, tė gjitha kokat e politikės sė sotme, do ta kritikojnė edhe pushtetin e nesėrm edhe sikur ai tė mos jetė i Berishės. Sepse ata rrojnė me kritikėn, si vetė gazetaria. E nė qoftė se pushteti do jetė pėrsėri i Berishės, ata pėrsėri do ta kritikojnė. Edhe pse njė gjė e tillė nuk ėshtė pa kosto. Sepse ndryshe nga sa propagandon artikullshkruesi, nė Shqipėri ka dhunim tė fjalės sė lirė. Presionet e kohėpaskohshme mbi mediat tė ndryshme e faktojnė kėtė dhunė. Mbyllja e gazetės “Tema” ėshtė provė e turpshme e kėsaj dhune qė sofistikohet deri nė luftėn e pazėshme qė u bėhet gazetarėve nė jetėt e tyre private. Njė kosto qė mund tė bėhet edhe mė e rėndė nėse pushteti nuk pėson rotacion sa mė shpejt tė jetė e mundur. Por gazetarėt kritikė me qeveritė, do ta kritikojnė Berishėn edhe sikur ai tė jetė nė pushtet edhe pas vitit 2017, sikundėr kėrcėnon. Dhe shkarrashkruesit e pushtetit do t’i kritikojnė kėta gazetarė, do qahen se pėrse merren pėrherė me Berishėn. Duan ta paraqesin kėmbėnguljen pėr tė kritikuar njė pushtet tė pėrjetshėm si patologji, nė njė kohė qė e vetmja gazetari e shėndetshme qė i duhet sot Shqipėrisė, ėshtė ajo kundėr patologjisė sė pushtetit tė pėrjetshėm. Nuk ka asgjė personale. Raporti ėshtė objektiv. Pushteti i pėrjetshėm – kritikė e pėrjetshme. Ose deri kur liria e kritikės tė triumfojė, ose derisa tė ketė mbetur edhe njė grimė lirie pėr fjalėn.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)