“Si” , Berisha dhe Rrugova provokojne shqiptarët per festat kombëtare!!!
Albeu.com
nga Edvin LamceDuket se politika si ne Tiranë ashtu edhe ne Prishtinë, është aq “anadollake” sa detyron shqiptarët, të reagojnë ashpër kur ata preken në idealet e tyre kombëtare….Në Tiranë Berisha feston në kokë të tij, dhe nuk e njeh 29 Nëntorin(clirimin e vendit nga nazifashistët), ndërsa Rrugova u servir shqiptareve të Kosovës një flamur te cuditshëm krahas atij kombëtar.

Në Tiranë debati për njohjen apo jo, të datës 29 nëntor si dita e clirimit të vendit, merr trajta komike. Ndryshimi i qeverise pasohet nga ndryshime edhe ne Historinë e Popullit Shqiptar. Pasi është festuar për 60 vjet nga të gjithë brezat, 29 Nëntori nuk është më i tillë, kështu mendon Dr. Berisha! Se kur iku gjermani i fundit nga Shqipëria, kjo pak rëndësi ka! Rëndësia qëndron në aspektin kombëtar, ku normalisht shqipatarët e Shqipërisë kanë të drejtë të kenë një ditë të tillë, dhe për 60 vjet që nga 1944, ata e kanë festuar rregullisht më 29 Nëntor. Gabimi i politikës shqiptare është në faktin se kurrë nuk bie në nivelin, mentalitetin e popullit. Kjo vjen nga papjekuria e politikës shqiptare, si dhe nga egoja e politikanëve shqiptarë, për ndryshime, dhe tani ata po “fusin edhe hundët” në histori.

Në Prishtinë, me rastin e Ditës se Flamurit, Rrugova u servir shqipatrëve atje një flamur te cuditshëm, ku shqiponja dykrenare humb, në një rreth të kuq, i cili është shumë i “vockël”, dhe në qëndër të një cope blu. Ta ketë parë në endërr vallë këtë flamur, presidenti?! Apo mos vallë i ka dalë në ëndërr Isa Boletini dhe Adem Jashari dhe i kanë thënë “Na duhet një flamur tjetër tani”,?! Pra ndryshimi i simbolit kombëtar, flamurit është tërrësisht provokativ, me dashje ose jo, por natyrisht nga një “ego”, të të bërit histori. Shqiptarët kështu ndahen përsëri. Të privilegjuar janë këta të shqipërisë që kanë flamurin e të parëve. Ndërsa ata të Kosovës duhet të gjejnë një flamur të ri, duan apo sduan ata….
Argumenti se vete pavarsia e Kosovës kerkon një gjë të tillë, pra simbole të tjera që dallojnë nga ato të shteteve të tjera, është i pavend. Nëse shqipatrët e Kosovës kane të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre atëhere, pse ata nuk kanë të drejtë të vendosin edhe për simbolet e tyre?! Ose të pakten pse nuk serviret një flamur tjeter, një model i dyte, por që të ruajë gjithë elementët e flamurit shqiptar, me ndonjë ndryshim të vogël, që mund te jetë një shirit shtesë, dhe le t’ja lemë Rrugovës të zgjedhë ngjyrën e këtij shiriti shtesë?
Dikush mund të dalë e të thotë se edhe Flamuri Shqiptar e ka pasur nje fillim, dhe është e natyrshme që në histori ka një fillim, por gjithmonë në histori ndryshiumet vinë gradualisht, ndonjëherë spontanisht, me përplasje ose jo. Në rastin e asaj se :“c’farë flamuri do të kenë shqipatrët e Kosovës”, duhet të konsiderohet se cfarë duan vetë shqipatarët. Deri më tani është kuptuar qartë se shumë shqipatrë nuk janë dakort me versionin e Rrugovës. Politika kurrsesi nuk mund të krijojë corroditje në popull, aq më shumë kur kemi të bëjmë me ideale kombëtare, si cështja e flamurit, apo edhe festimet ne Tiranë të ditës së clirimit nga Nazifashistë.

Politika shqiptare si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë duhet të eci me linjat e interesave kombëtare. Nuk mund të ndryshojë historia nga askush! Shqipatrët vendosin vete per simbolet e tyre kombëtare, mënyrën se si dhe kur ata do te festojnë……
Shtuar më 30/11/2005, ora 19:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori