“O plehrë të vras”, zbulohet arsyeja pse Graciano goditi gazetarin (VIDEO)

Ditën e djeshme bëri xhiron në rrjet një video e publikuar nga Aulona Musta ku shfaqej Graciano duke goditur gazetarin Ronaldo Sharka.

Gjithçka ndodhi si pasojë e një kamere të fshehtë që emisioni i kishte bërë Gracianos, por cila ishte arsyeja që balerini u nxeh?

Mbrëmjen e djeshme në “Thumb on”, u transmetua video e plotë. Në kamerën e fshehtë Ronaldo e ftoi Gracianon për të biseduar dhe i tha se ishte në një lidhje me motrën e tij. Graciano u shokua pasi motra i tregon gjithçka dhe për më tepër janë shumicën e kohës bashkë.

Ronaldo vazhdoi të këmbëngulte se kishte diçka me motrën e Gracianos dhe balerini i nxehur u çua në këmbë dhe e goditi. Në këtë moment Ronaldo i tregoi Gracianos se e gjitha ishte kamerë e fshehtë. Ndiqni videon.


Shtuar 20.01.2020 08:04