E diela e shpalljes
Kėtė tė diel bėhen pesė vjet nga dita e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. 17 shkurti i vitit 2008 ishte e diel. Atė ditė patėm mė shumė shpallje sesa pavarėsi. Madje aq shumė shpallje e aq pak pavarėsi saqė shpallja e pavarėsisė ishte shpallje pa pavarėsi tė njėmendtė. Edhe ky pėrvjetor tash ėshtė tė dielėn, si pėr tė na konfirmuar se jemi ende duke festuar shpalljen dhe jo pavarėsinė. Nė ditė pushimi u shpall pavarėsia. Festojmė ditėn e pushimit mė shumė se pavarėsinė.
Shpallja e Deklaratės sė Pavarėsisė dhe njohja qė pasoi nga ShBA-tė, Franca, Britania e Madhe etj. ishte hapi pėrpara i Kosovės. Pėr tė parėn herė u njoh si vend i mėvetshėm nga kėto shtete tė rėndėsishme tė botės.
Megjithatė deklarata e pavarėsisė e ktheu Kosovėn edhe tre hapa mbrapa. U instalua misioni i EULEX-it dhe cenimi i drejtpėrdrejtė i vetėvendosjes sė brendshme, nė kuptimin qė Kosova nė vazhdimėsi nuk do ta qeveriste veten. Dy ditė mė pas, mė 19 shkurt, nė Kuvendin e Republikės sė porsashpallur u mbajt seanca e miratimit pa debat tė ligjeve qė buronin nga Pakoja e Ahtisaarit, tė cilat sanksiononin ndarjen e vendit nė linja etnike dhe i hapnin rrugė krijimit tė entitetit autonom serb brenda Kosovės. Festa dhe dalldia e krijuar nga shpallja u shfrytėzua pėr ta evituar vėmendjen nga ēpo ndodhte vėrtetė. E vėrteta e deklaratės e shpalli veten nė kontrabandimin e ngutshėm tė flamurit, stemės dhe ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit.
Dy ditė me vonė strukturat ilegale tė Serbisė dogjėn ndėrtesat e Shėrbimit Policor dhe Doganave tė Kosovės nė Leposaviq dhe Zveēan, duke vėnė kėshtu shenjėn e re qė ju shtua problemit tė vjetėr. E njėjta shenjė u rishfaq mė 27 korrik 2011, po aq, dy ditė mė vonė nga intervenimi i 25 korrikut. U dogjėn sėrish pikat doganore, Jarinjė dhe Bėrnjak. Ēfarė u duk si pėrpjekja e dytė, por ende e parė, qė mund tė bėnte kalimin nga shpallja nė pavarėsi, pra u shua nė shkrumbimin e kufirit.
Jo mė larg se 9 maji i 2008-ės, tre muaj mė vonė nga shpallja, u bė e qartė se nė ēformė do tė na paraqitej pavarėsia nė Kosovė. U organizuan zgjedhjet parlamentare dhe lokale tė Serbisė. Nė ato zgjedhje u zgjodhėn strukturat e reja paralele, ilegale e kriminale tė Serbisė, aktivitetin e tė cilave po nguten ta legalizojnė sė fundi nė bisedimet Thaēi-Daēiē.
Pavarėsia e shpallur zgjati njė ditė, vetėm tė dielėn, mė 17 shkurt 2008. 1826 ditė tė tjera u punua nė minimin e saj, nga strukturat kriminale tė Serbisė, nga mbikėqyrja ndėrkombėtare nėpėrmjet misioneve jodemokratike dhe ndėrhyrjes sė ambasadave, nga paaftėsia dhe korrupsioni i Qeverive Thaēi 1 e 2.
Nė nėntor tė 2008-ės na u paraqitėn 6 pikat e Ban Ki Moon-it tė modifikuara pėr Serbinė, dhe tė pranuara nga BE-ja, qė synonin ndarjen e Kosovės nė dysh. Nė to parashikohej qė rreth 1/3 e territorit tu jepej strukturave ilegale tė Serbisė, qė nėnkuptonin kontroll tė drejtpėrdrejt tė Serbisė brenda Kosovės. Kėto pika e ngushtonin edhe mė tepėr shtrirjen e institucioneve tė Kosovės duke e zgjeruar shtrirjen e institucioneve ilegale tė Serbisė nė Kosovė, e kėto nė elementet mė tė rėndėsishme tė ushtrimit tė sovranitetit shtetėror, nė polici, gjyqėsi, dhe dogana. Tani sėrish ēfarė po na njoftohet nga dialogu politik nė Bruksel ka formėn e tė njėjtave shenja. Strukturat ilegale do tė pranohen nė Policinė e Kosovės, madje-madje dhe nė FSK, tė tjerėt nė Gjykata, paratė nga Doganat nė Fondin pėr veriun. 6 pikat e Ban Ki Moonit janė shkrirė nė 7 pikat e dokumentit tė Kryeministrit Thaēi, tė bėra publike mė 14 janar 2012 nė takimin me liderėt e partive politike tė Kosovės para takimit tė 17 janarit nė Bruksel.
Misioni nga BE-ja, paraqitja e re ndėrkombėtare, saktėsoi qėndrimin e ri nė pėrputhje me zbrazėtinė e pavarėsisė, neutralitetin. I ardhur nė Kosovė mė 9 dhjetor 2008, EULEX-i firmosi, pak mė shumė se njė vit mė vonė, protokollin policor me Serbinė, pėr bashkėpunim dhe shkėmbim informatash. I njėjti mision prej 2011-ės ende sot dėrgon me helikopterė doganierėt pėr nė kufijtė veriorė tė Kosovės, nė pikat 1 e 31. Ende neutral ndaj statusit tė Kosovės, me fuqi ekzekutive nė drejtėsi e polici, EULEX-i legjitimoi barrikadat duke i fluturuar prej ajrit doganierėt.
Nė korrik tė 2010-ės, pėrkundėr opinionit kėshillėdhėnės tė Gjykatės ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, se shpallja e Pavarėsisė ėshtė legjitime, Kosova mbeti e kapur nė tė njėjtin problem. As dy muaj mė vonė Asambleja e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara miratoi Rezolutėn pėr negociata tė reja nė mes Kosovės dhe Serbisė. Pavarėsia u vendos sėrish pėrballė shpalljes. E shpallim Kosovėn tė pavarur nga kush? Nga pavarėsimi.
Vjedhja e tė vetmit moment legjitimues, institut i brendshėm i pavarėsimit, vullneti i shprehur popullor pėr kuvendin, mundėsoi ndėrrimin e qeverisė Thaēi 1 nė Thaēi 2. Ky ndėrrim u kurorėzua me fillimin e dialogut teknik nė mars tė vitit 2011. Nė Bruksel, Edita Tahiri dhe Borisllav Stefanoviē, tė lehtėsuar nga Robert Cooper sajuan setin e marrėveshjeve qė i mundėsuan Serbisė fitimin e statusit tė vendit kandidat pėr anėtarėsim nė BE dhe i ngjitėn fusnotėn Republikės tonė. Pėrveē neutralitetit, falė dialogut teknik, BE ka pėr Kosovėn dhe njė shėnim nė tė cilin saktėsohet se ky emėrtim nuk e paragjykon statusin e Kosovės dhe ėshtė nė pajtim me Rezolutėn 1244/99 dhe me opinionin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (GjND) rreth Deklaratės sė Pavarėsisė. Fusnota, shenja e re pėr kėrkesėn e vjetėr, Republikėn.
Intervenimi i 25 korrikut, tėrheqja e turpshme e Qeverisė, djegia e sėrishme e pikave doganore ndodhi nė mes tė kėtyre bisedimeve me ērast u aktualizua problemi i veriut, si temė e mėvonshme nė dialog me Serbinė. Marrėveshjet qė pasuan pėr kopjet e librave tė amzės, atyre kadastralė, lėvizjes sė lirė, pa njohur dokumentet e udhėtimit tė Kosovės, marrėveshja pėr pika kaluese nė vend tė atyre kufitare shpalosėn degradimin e shpalljes sė Pavarėsisė edhe nė rrafshin e funksionimit shtetėror.
Ndryshimet e vėrejtshme tė pas 2008-ės janė vetėm kalimi prej UNMIK-ut nė EULEX dhe prej OKB-sė nė BE. 4-vjetori i shpalljes u fundos te fusnota mė 24 shkurt 2012, e tash 5-vjetorin po e presim me fondin e zhvillimit pėr veriun. Pesė vjet mė vonė e kemi tė njėjtėn Qeveri duke dialoguar, tanimė politikisht me Serbinė. E kemi kryeministrin qė takohet rregullisht me ish-zėdhėnėsin e Milosheviqit dhe e kemi presidenten qė takohet me ish nėnkryetarin e Sheshelit. Pas degradimit teknik tė pavarėsisė, po na e pėrgatisin edhe degradimin politik e territorial tė saj.
Gjatė kėtyre 5 viteve Qeveritė e Kosovės kanė bėrė akte simbolike, ndėrsa Serbia ka bėrė akte politike. Prandaj sot na ka mbetur vetėm simbolika. Nė vend se ta festojmė pavarėsinė, ne e festojmė shpalljen e saj. Sepse kemi mė shumė shpallje sesa pavarėsi.
Të fundit nga ky opinionist