Super arritje: Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e “Grammys” (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite. Së fundmi ajo ka njoftuar se do të jetë pjesë e ceremonisë së çmimeve “Grammys”, por jo si e nominuar.

Bebe do të prezantojë në skenën e madhe, me datë 26 janar, një çmim të rëndësishëm. “E ngazëllyer që do e ndaj këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”, ka shkruar këngëtarja krahas një fotoje të publikuar në profilin e saj të Instagramit, me ane te së cilës ka dhënë lajmin e bukur.


Shtuar 21.01.2020 08:51