"Kush ta q*n nanën, atij i thuhet babë..."
nga Agron Tufa
Një ndër pasojat më të errëta e më të trishtueshme që ka lënë dhuna, persekutimi e privimi komunist te viktimat e mbijetuara, është, jo rrallë, dhe kompleksi mazokist, diç e njohur si “sindroma e Stokholmit”.

Përulja para ish persekutorëve apo bijve të tyre të veshur me pushtet po shpërfaqet shpesh në trajtat më flagrante të deviancës patogjene.

Argunentet dhe faktet në këto raste, ajme! nuk kthjellojnë ndëgjegjësimin e viktimave, por i shtyjnë ata me frenetizëm akoma më të madh drejt përuljes mazokiste dhe shfytyrimit skandaloz. Dhe gjithë këtë përulje ata e motivojnë me alibitë e njëfarë “humanizmi” atdhetar të dyerve të mëdha(!), apo si virtyte të ndofarë “burrnije”, pa ia lejuar vedit ta shkojnë nëpër mend se, pikërisht, ky është zhburnimi.

Prej kësaj molisjeje mazokiste, për fat të keq, nuk të shpëton as Europa, as Amerika.

Të parë e tyre, kur ishin gjallë, ia kishin gjetur një emër këtij sindromi me idiomën popullore: “Kush të qin nanën, atij i thuhet babë!”

E deklaroj këtë vrojtim të ashpër, që të pret krahët, për shkak të rrekjeve pa rezultat, që kam ndërmarrë me ua “mbushë mendjen” disa pinjojve për atë besnikëri prej qeni karshi ish-persekutorëve të tyre, me një gjuhë e argument deduktiv provash e faktesh.

Por ata parapëlqejnë të thonë: “Paske fakte ti!? Atëherë, aq më keq për faktet!”

Prandaj, sot po ndryshoj regjistër, sepse, për një palë njerëzish të hollë, bloja duhet shkuar në sitë mëndafshi, po për një palë tjetër, si këta mazokistët, nuk ia vlen: thjesht duhet bluar jarëm, si për bagëtitë…
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist