Afera "qime"
Pëlqej
Albeu.com
Para gati dy vitesh në një debat që u hap ne Bosnje për ri-emërtimin e një sheshi nga emri i Titos në emrin ish presidentit të Bosnjës, Alija Izetbegoviç, një grup njerëzish qe nuk pranonin një ri-emërtim te tillë kishin botuar disa broshura ku mund të lexoje edhe këtë frazë, të cilën Tito kinse e dërgonte nga varri : "Lum qyteti nëse unë jam më i madhi problem i tij".

nga Arbër Fetiu

{nl}

Në ketë frazë, të mveshur Titos , më shkoj mendja kur lexova mbi aktet anti-kushtetuese të rektorit të Universitetet të Durrësit, zotërise se tij Agim Kukeli, që kishin të bënin me vajzën myslimane kokë mbuluar dhe djaloshin me mjekër. Lajme të tilla sa të hidhërojnë aq edhe të “gëzojnë”. Sikur rektori i Universitetit të Durrësit nuk kishte « probleme » të tjera për të rregulluar veçse të ndalonte shallin mbi kokë dhe qimen në faqe. Këto bëma të hidhërojnë sepse cungojnë lirinë e individit dhe shkojnë në contre-courant me kushtetutën dhe të “gëzojnë” sepse mendja të shkon se nuk ka “probleme” të tjera më të rëndësishme. Qindra halle të tjera që preokupojnë studentet e Universitetit te Durrësit nuk meritojnë të trajtohen e të luftohen para kërcënimit imagjinar të simboleve. Mu duk sikur dëgjoja qimen e djaloshit tek thoshte nga faqja tij: « Lum universiteti nëse unë jam më i madhi problem i tij » .
Rektori, ultimatumin e tij e kishte dhëne kundër bartjes së simboleve, e për te mjekra na qenka simbol, simbol i islamit, i atij që disa po e quajnë “fashizmi islamik” . Megjithatë është e çuditshme se si lufta kundër simboleve fillon e mbaron vetëm kur ne zbulojmë dhe eliminojmë simbolet e ashtuperceptuara islame.
Krahas djaloshit me mjekër , shume djem te rinj në të njëjtin universitet ndiqnin studimet me kokat e qethura, duke qenë pa qime floku fare, tasllak, pra qerosa.....e sipas logjikes kukeliane , teorikisht, edhe këta djelmosha do duhej te ishin te përjashtuar nga universiteti ose të merrnin ultimatum dyjavor për flok-mbjellje sepse mungesa e qimes në kokën e tyre paskësh domethënie simbolike që , gjithnjë sipas te njëjtës logjike, qenka domosdo sinonim i ekspansionit neo-nazist ne Universitetin e Durrësit. Këta djelmosha tasllak qenkan domosdo ithtarë te nazizmit te dikurshëm, ata qenkan neo-nazistet e sotshëm, s’ka diskutim.
Si për të vërtetuar paradoksin që akti i rektorit mbante në vete, mu kujtua historia po aq qesharake sa kjo e jona e ndjekjes që kisha u bënte flokëgjatëve kah fundi i shekullit te 11-të e mu kujtua edhe Papa i cili kishte dhëne urdhër shkishërimin e flokëgjatëve sepse si duket asokohe simbol i të krishterit paskësh qenë qimja e shkurtër dhe qimja e gjatë e flokut paska qenë sikurse qimja e gjatë e mjekrës në Durrës , në Universitet. Mendova, valle çdo bënte zotëri Kukeli përball një simboli të tille , flokut te shkurtër? Sigurisht , telashe të madhe do të kishte sikur t’i rrinte besnik kodit të vet anti-simbol.
“Simbolofobia” e tillë që dal në pah vetëm atëherë kur kemi te bëjmë me të ashtuquajturat simbole fetare, jo mbarë fetare por vetëm islame, është një sëmundje mjaft e përhapur në vendin tonë e edhe në disa vende të tjera evropiane, është një trend i një lëvizjeje të re të pavetëdijshme me rrënjë diku në histori , është rezultat i ekstremizmit sekularist , “fundamentalizmit sekular”.

Një gjë tjetër shumë e rëndësishme që me goditi pas aktit të rektorit ishte neglizhenca dhe indiferenca e “klasës” intelektuale thellësisht sekulare , një pjesë e mirë e të cilës reagojnë shpejt në rast cenimi të koncepteve sekulare, e një pjesë e mirë e të cilëve kanë edhe mjekra. Neglizhenca e tyre dhe mos reagimi kundër deklaratave të rektorit i cili mjekrën e konsideronte simbol fetar , ekskluvisht fetar, tregon qartë se sa larg mund të shkoj dyfytyrësia kur subjekt i akteve të tilla jo kushtetuese janë pjesëtarë të komunitetit musliman.
Paraqitja e mjekrës si simbol ekskluzivisht fetar ka cenuar edhe sekularitetin e tyre (intelektualëve jofetarë, sekular), e edhe nëse ata janë ateistë e mbajnë mjekër, logjika i rektorit Kukeli i konsideron bartës të simboleve fetare.
Mjekra nuk guxon të quhet ekskluzivisht fetare, e assesi ekskluzivisht islame, po aq sa mund të quhet edhe shamia e kokës ekskluzivisht fetare, apo ekskluzivisht islame.
Historia ka treguar se shume filozof , ateistë të përbetuar kanë pasur mjekër, se shume piktorë kanë pëlqyer mbajtjen e mjekrës pa ndonjë qebe fare religjioz , e se shume politikan kanë zgjedhur të njëjtën gjë vetëm pse u pëlqente, e se shume te rinj sot anekënd botës pëlqejnë një mjekër të gjatë vetëm për të përngjarë në dy kitaristët e “ZZ Top” . Ndërsa studimi i kulturave na ka treguar, e vazhdon ta bëjë, se mbulesa e kokave në shumë shoqëri nuk ka aspak ndonjë konotacion fetarë, se ajo ka qenë dhe mbetet thellësisht një pjese tradite tek disa kultura ,dhe se vajza thellësisht sekulare sot për shkaqe estetike mund të pëlqej një shall koke dhe ta bart kur të dëshiroj e ta heq kur të dëshiroj , dhe se mund të vësh shami në kokë edhe kur kanceri të shkakton rënjën e flokëve.
Rastet e diskriminimi të qëllimshëm të pjesëtarëve të komunitetit musliman tregon për një trendi i ri, në formë të përpjekjes për të fituar ndonjë famë përmes ndonjë fetvaje të ndonjë “Ayatullahu” për diskriminim të muslimanëve si duket janë të determinuara për te dështuar në trojet tona, megjithatë azilet që kërkohen jashtë Shqipërisë në emër të kërcënimit islamist kanë mjaftë sukses. Botuar ne Start

Shtuar më 08/11/2006, ora 10:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori