Sërish ditë triumfi për Kosovën, asnjë viktimë nga koronvirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 2,595 mostra prej të cilëve rezultojnë 18 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë dhe 2,243 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,382 raste.

Në total numri i rasteve aktive është 1,822.


Shtuar 2.06.2021 15:13