Integrimi Europian dhe Deja Vu-ja e Elitės Shqiptare
Refuzimi pėr tė disatėn herė radhazi i statusit kandidat pėr faj tė klimės konfliktuale nė lojėn politike shqiptare ka ngritur dyshime tė mirėfillta lidhur me rolin e elitės sonė politike nė kuadėr tė procesit tė integrimit europian. Duke qenė se ky proces ėshtė njė ndėr prioritetet kryesore tė vendit tonė, tė krijohet bindja se elita aktuale, nė vend qė tė shėrbejė si aset, si lokomotivė qė ta shtyjė procesin pėrpara, sillet mė shumė si barrė, si njė pengesė qė shkakton stanjacion, madje deri-diku edhe regres. Kjo situatė aktuale tė krijon njė shije tė hidhur deja-vu-je, sepse situata tė tilla ku elita e vendit nuk ka ditur qė tė kapė momentet historike duket se janė bėrė traditė. Madje mund tė thuhet se njė ndėr karakteristikat mė tė qėndrueshme tė historisė moderne tė kombit tonė ka qenė pikėrisht paaftėsia e elitave tona pėr tė kapur momentin e volitshėm historik dhe pėr tė shfrytėzuar koniunkturat e favorshme pėr tė kryer veprimin e duhur dhe pėr ta shtyrė pėrpara vendin dhe ēėshtjen kombėtare. Me elitė nėnkuptohet (sinonime tė pėrshtatshme mund tė ishin kasta, klika apo paria) ai segment i shoqėrisė qė ka nė dorė politikėn, sigurinė dhe ekonominė nė njė moment tė caktuar e jo pėr ndonjė ajkė tė shoqėrisė sikurse shpesh nėnkuptohet kjo fjalė nė tė folurėn e pėrditshme.
Kjo mesele nis qė me fundin e Perandorisė Osmane, ku shqiptarėt qė kishin shumė nė dorė brenda shtetit, nuk u treguan mjaftueshėm vizionarė pėr tė kuptuar kahjen e historisė dhe u morėn konkretisht me pavarėsinė, vetėm atėherė kur osmanėt ishin nė rėnie tė lirė dhe duke krijuar pėr pasojė njė shtet tė gjymtuar qė pėrfshinte nė territorin e vet vetėm njė tė tretėn e hapėsirės ku flitej shqip. Pėrplasjet e egove meskine tė shumė politikanėve shqiptarė e mbajtėn shtetin shqiptar tė dobėt pėr dekada me radhė deri me ardhjen e Zogut nė pushtet. Fatkeqėsisht, pavarėsisht meritave tė shumta nė procesin e shtet-formimit, edhe Zogu nuk e nuhati siē duhet lojėn politike, duke i hapur gradualisht rrugėn kolonizimit tė Shqipėrisė prej italianėve, tė cilėt ai vetė ishte pėrpjekur ti hidhte nė det prej Vlorės pas Kongresit tė Lushnjės nė vitin 1920. Pėr epokėn komuniste ska fjalė qė ta pėrshkruajnė si duhet katrahurėn qė na ka shkaktuar, megjithatė vlen pėr tu pėrmendur dritėshkurtėsia e elitės komuniste nė fund tė viteve 80-tė. Asokohe Shqipėria ishte nė krizė kapilare ekonomike qė e kishte delegjitimuar sistemin dhe e bėnte mė tė nevojshme braktisjen e monizmit. Ne, madje jo vetėm kishim nevojėn, por edhe luksin pėr tu hapur lirshėm me Perėndimin, sepse nuk ishim pjesė e Traktatit tė Varshavės dhe pėr rrjedhojė, tė prekshėm nga doktrina e Brezhnjevit, e cila, njė cenim tė regjimit komunist nė njė shtet, e konsideronte sulm ndaj gjithė bllokut e pėr rrjedhojė, pengonte shkėputjen e ēdo shteti nga blloku. Nėse ne do tė kishim asokohe njė pari largpamėse e patriotike, qė do ta kishte pikasur siē duhet momentin dhe do tė ishte reformuar, kuptohet qė ndihma ndaj Shqipėrisė do tė vėrshonte e pakursyer pėr tė inkurajuar shtetet e tjera komuniste, qė tė ndiqnin tė njėjtin shembull. Fatkeqėsisht ngjau njė rikthim i rrotės sė historisė. Ramiz Alia priti me shpresė pėr tė ruajtur status quo-nė deri nė moment tė fundit dhe vetėm kur e pa se mund tė pėsonte fatin e Ēausheskut, nėse e mbante mė gjatė regjimin nė kėmbė, filloi tė lėshojė pe, paralelisht duke u pėrpjekur qė tė ndėrmerrte hapa qė tė kontrollonte procesin e tranzicionit me metastazat e komunizmit tė infiltruara nė opozitėn e parė antikomuniste.
Nė kushtet kur Perėndimi kishte njė gatishmėri tė posaēme pėr ti dhėnė njė dorė Shqipėrisė qė tė zhvillohej shpejt gjatė viteve 90 pėr tė shėrbyer si model ndryshe nė njė Ballkan tė pėrfshirė nga flakėt e konfliktit etnik, elita shqiptare e kohės jo vetėm qė nuk e kapitalizoi kėtė klimė tė favorshme, por u katandis nė humnerėn absurde tė paprecedent tė vitit 1997. Edhe era e mirė ndėrkombėtare qė fryu nė Shqipėri, nė vitin 2008, me pavarėsimin e Kosovės dhe futjen e Shqipėrisė nė NATO, u fashit shpejt prej konflikteve tė brendshme dhe futjen e njė cikli refuzimesh tė njėpasnjėshme pėr tė marrė statusin e kandidatit pėr tu futur nė BE.
Njė ndėr problemet e Shqipėrisė ėshtė se vendet anėtare me peshė nė rajon kanė dhėnė modele relativisht tė shtrembėta. Rajone tė tjera tė Europės post-komuniste kanė pasur fatin qė tė kenė pranė vende anėtare qė kanė shėrbyer si lokomotiva tė integrimit. Kėshtu republikat baltike kanė pėrfituar shumė nga roli aktiv konstruktiv i Suedisė dhe Finlandės, kurse shtetet e Vishegradit si Hungaria, Ēekia, Polonia dhe Sllovakia kanė pėrfituar nga shtysa e fortė e Gjermanisė. Ne kemi pasur aktive Italinė, e cila gjatė gjithė viteve 90 ka qenė lėmsh me problemet e brendshme politike dhe nė pėrgjithėsi ka njė politikė tė jashtme shumė mė pasive krahasuar me potencialin apo peshėn ekonomike. Greqia mandej ėshtė parė si palė e konflikteve tė brendshme ballkanike qė vetėm i ka hedhur benzinė zjarrit. Pra njė ndėr fatkeqėsitė e shqiptarėve ėshtė se e njohin Bashkimin Europian prej derės sė pasme. Italia me skandalet e panumėrta tė Berluskonit dhe zyrtarėve tė tjerė tė lartė, me faktin qė ka 19 deputetė qė kanė marrė dėnim tė formės sė prerė nga gjykata, apo mbi 110 tė tjerė qė kanė ēėshtje gjyqėsore tė hapura bėn nė njėfarė mėnyre qė dallaveret e politikanėve shqiptarė tė duken normalitet i kapėrdishėm. Po ashtu Greqia e qeverisur nga i njėjti grusht familjesh oligarkike prej dekadash dhe e zhytur nė krizėn aktuale katastrofike qė po shoqėrohet me zbardhjen e abuzimeve tė panumėrta lė tė mendohet se anėtarėsimi nuk ėshtė ndonjė garanci kushedi se ēfarė pėr tė ardhmen dhe se elitat janė oligarkike edhe brenda BE-sė.
Njė tjetėr rrethanė rėnduese pėr imazhin e Bashkimit Europian nė sytė e shqiptarėve ėshtė padyshim marrėdhėnia me standarde tė dyfishta me Kosovėn nėpėrmjet misionit EULEX-it. Tolerimi qė i bėhet strukturave paralele e militare tė Beogradit nė veri tė Ibrit si dhe karotat e njėpasnjėshme qė kanė marrė serbėt prej Brukselit, nė kushtet kur nuk kanė dėshmuar ndonjė kthesė domethėnėse prej oreksit shovinist tė mėparshėm, lė tė mendohet se Brukseli zbaton politika me hatėr e jo me parime tė barabarta pėr tė gjithė. Megjithatė ngelen aq tė shumta kushtet e papėrmbushura nga Shqipėria sa ėshtė e vėshtirė tė thuhet me plot gojėn se stadi ynė nė procesin e integrimit europian vjen prej BE-sė dhe jo prej pėrgjegjėsive tona.
Por nė vendet fqinje qė kanė ecur pėrpara, elita ka dėshmuar mė shumė kurajė dhe pėrgjegjėsi lidhur me fatin e vendit. Rasti mė i skajshėm i sakrificės ėshtė padyshim ai i Kryeministrit Zoran Gjinēiē, i cili u vra pikėrisht sepse ndryshoi kursin e vendit, duke e ēuar drejt Perėndimit, dhe u pėrpoq qė tė instalojė demokracinė dhe shtetin ligjor nė Serbi. Milo Gjukanoviēi vendosi tė largohej nga posti i Kryeministrit tė Malit tė Zi pėr tė zhbllokuar procesin e integrimit tė vendit, duke e bėrė kėtė sakrificė pėr tė siguruar statusin e vendit kandidat. Ivo Sanaderi nė Kroaci nė fakt u bė, nė njėfarė mėnyre, viktimė e reformės qė ai vetė ndėrmori, sepse ai ishte njeriu qė shtyu pėrpara reforma radikale nė sistemin e drejtėsisė pėr tė pėrmbushur njė ndėr kriteret e Kopenhagės pėr anėtarėsim duke e pajisur Kroacinė me njė sistem aq tė pavarur dhe efikas sa nuk e pati pėr gjė qė tė ndėrmarrė hetime edhe ndaj vetė Kryeministrit. Fatkeqėsisht politikanėt tanė nė vend qė tė jenė tė gatshėm tė sakrifikojnė karrierėn e tyre pėr Shqipėrinė, dėshmojnė se nuk e kanė pėr gjė tė sakrifikojnė Shqipėrinė pėr hir tė karrierės sė tyre.
Udhėheqės apo pėrfaqėsues tė elitės qė tė jenė tė gatshėm tė bėjnė sakrifica tė mėdha janė tė rrallė nė pėrgjithėsi dhe nuk mund tė varen tė gjitha shpresat te fati se mos kismet vjen ndonjė lider i ndriēuar dhe bėn kthesėn. Zakonisht garancia qė elitat luajnė rol konstruktiv dhe pėrparimtar nė shoqėri vjen nga nevoja qė kanė ato pėr tė pasur legjitimitet pėr tė ushtruar pushtetin, si dhe nga kėrcėnimi qė vjen prej konkurrencės sė pranishme qė mund ti zėvendėsojė. Janė kėto dy presione stimuli kryesor qė i shtyn pėrfaqėsuesit e elitės tė jenė mė tė kujdesshėm pėr mėnyrėn se si sillen nė momentet historike, sepse shumė lehtė mund tė qarkullohen dhe tė bėhen pjesė e sė kaluarės. Fatkeqėsisht sistemi ynė zgjedhor, i shoqėruar me manipulimin e institucionalizuar tė votave, e ka bėrė presionin e votuesve, pra nevojėn pėr legjitimitet, pothuaj tė papėrfillshėm. Po ashtu, kontrolli i plotė i shumė sektorėve nga i njėjti grusht njerėzish kombinuar me rrjedhjen e trurit qė ka sjellė emigracioni masiv shqiptar, bėn qė konkurrenca pėr pėrfaqėsuesit aktualė tė elitės shqiptare tė jetė pothuaj inekzistente. Me pak fjalė mungesa e presionit nga poshtė dhe e konkurrencės sė aktorėve alternativė ka mundėsuar riqarkullimin e tė njėjtave elita nė ēdo sektor: politikė, ekonomi, media, shoqėri civile e institucione fetare. Kjo gjė dėshmon pėr kalcifikimin e mirėfilltė tė njė lloj oligarkie moderne, e cila i ka interesat tė lidhura ngushtė me status quo-nė dhe nuk ka interes tė mirėfilltė pėr integrimin europian. Pėr rrjedhojė zgjidhja e kėtij ngėrēi dhe rimarrja e procesit tė integrimit vjen vetėm nėpėrmjet zhbllokimit tė situatės sė procesit zgjedhor, si dhe shtimit tė hapėsirės pėr konkurrencė tė aktorėve tė rinj nė jetėn publike e profesion
(Gazeta Shqip)
Të fundit nga ky opinionist