Abstenimi i barabartë me dështim
Albeu.com
nga Fejzi HAJDARIVota e abstenimit e Maqedonisë në Asamblenë e përgjithshme lidhur me iniciativën e Serbisë për vlerësimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jetë edhe një ofendim, nënçmim e tallje, për shqiptarët në përgjithësi, dhe në veçanti një tallje me partitë shqiptare në Maqedoni.Edhe çfarë ngacmimi politik duhet të bëjë faktori politikë maqedonas, që partitë shqiptare (qofshin ato në pushtete apo opozitë), më në fund të vetëdijesohen dhe të unifikojnë qëndrimet dhe veprimet politike, karshi “talljes” së Gruevskit dhe të tillëve, si ai, në momentin kur bëhet fjalë për interesa madhore kombëtare, siç është për momentin njohja e Kosovës.
Është për tu habitur me “guximin” që tregon Gruevski, në momentet më kritike të Maqedonisë për shtetësinë e saj, dhe në veçanti popullit maqedonas, në kontekst të identitetit të cilin e kontestojnë të gjithë shtetet fqinje, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës.
Majtapi (tashakllëku) i radhës, i “sportistit të dështuar”, që drejton ekzekutivin e Maqedonisë, me shqiptarët e këtushëm, nuk shpërfaqet spontanisht. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i diskursit të deritanishëm të partive shqiptare, të cilat për të hyrë në qeveri me çdo kusht, turren, sikur qeni pas m…t (më vjen turp ta them, edhe pse e meritojnë). Dallimi mes qenit dhe këtyre “tanëve”, është se i pari e nuhat “të mirën” dhe “rrezikun”, ndërkohë që reprezentët politikë shqiptarë, nuk kapin në hundën e tyre, as “aromën” e të parës dhe të dytës. Kjo, zaten, i bënë shkurtpamës, dhe ua shkurton vizionin.
Të lejosh Gruevskin që nëpërmjet pluhurit medial të liferojë lloj-lloj data se kur do të njihet pavarësia e Kosovës, dhe, ndërkohë këtë akt ai ta lëvizë në mënyrë shumë komode dhe nonshallante, është më tepër se diletantizëm politikë. As filantropistët më të mëdhenj nuk do kishin besuar në sinqeritetin e angazhimit të faktorit politikë shqiptarë, “pro” njohjes sa më të shpejt të pavarësisë së Kosovës.
Përkundrazi. Kjo po nxjerrë në pah, papjekurinë, deficitin intelektualë dhe politikë, të faktorit politikë shqiptarë në Maqedoni. Që të jetë e keqja edhe më e madhe, kësaj ndoshta po i “ndihmojmë” edhe ne gazetarët, duke toleruar sjelljen e politikaneve tanë me komoditet të jashtëzakonshëm (të sillen në mënyrë shumë komode). Po kështu ndodhë kur, media të caktuara, duke dashur të sensibilizojnë dhe informojnë popullatën, u mbytën duke na promovuar “ekspertë” politikë dhe juridikë, të cilët nuk bëjnë gjë përveç se gjithmonë flasin në mënyrë afirmative, për partitë që janë në pushtet.
Paramendoni paradoksin, Gruevski tallet me 30 përqindëshin e banorëve të Maqedonisë. Ai ka kurajo të mos shqetësohet fare për disponimin e shqiptarëve. Shqiptarët e këtushëm dëshmuan se kanë potencial për t’ia thyer hundën Maqedonisë në çdo moment, por janë të pafuqishëm kur përfaqësuesit e tyre politik futen në grackat e politikës dhe ekonomisë maqedonase. Gruevski është i dashuruar në rejtongomaninë dhe atij i intereson “letër” sjellë poenë politikë tek maqedonasit. Ky është, o guxim tepër i madh i një politikanë me përmasa të mëdha, gjë që nuk është Gruevski as për së afërmi, ose kryeministri duke ditur fuqinë reale të partive shqiptare të përçara për të hyrë në pushtet, nuk frikohet aspak nga ata. (Lajm)
Shtuar më 08/10/2008, ora 04:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori