A mund të ndërtohet identiteti oriental mbi kulturën oksidentale?
Albeu.com
nga Ndue UkajProceset politike nëpër hapësirat shqiptare, na rikujtojnë edhe një herë se të qenit popull unik është diçka e çmueshme, diçka që të mundëson jo vetëm ndihmën dhe përkrahjen ndërkombëtare, por edhe të krijon fuqinë, në raport me relacionet ndërkombëtare, porse me një ndikim të përmasave të madh edhe në dimensionet brenda nacionale.Kohëve të fundit pjesë e debateve për çështje me rëndësi, që bëhen në opinionin publik shqiptar, është ngritur sfera civilizuese-kulturore e shqiptarëve. Në fakt, ideja për të diskutuar në mënyrë publike për këtë çështje, duhet vlerësuar me rëndësi. Sidomos për rrethanat deilkate nëpër të cilat po kalojmë, si dhe proceset e rëndësishme që na presin si komb, në gjitha hapësirat shqiptare. Ideja për të diskutuar këtë çështje duhet vlerësuar dhe atë për shumë arsye, edhe pse debatet janë iniciuar me parashenja jo dashamirëse, shpeshherë të prirura nga vlerësime diletante, me përplot paragjykime dhe interesa të ndryshme, që më së paku shërbehen me të vërtetat që formësojnë identitetin civilizues të një kombi dhe përkatësinë në rrafshet e civilizimeve botërore. Qasje kjo që ka prodhuar dhe prodhon shumë jo të vërtetat në opinionin shoqërore, në njërën anë, dhe në anën tjetër hedh barrikada të mëdha për përparimin e përgjithshëm të kombit në dritën e integrimeve, njëherit brenda shqiptare, pastaj transatlantike.

Në kulturën e shkrimit shqip, ende nuk është bërë ndonjë paraqitje reale e zhvillimeve tona civilizuese, së këndejmi edhe atyre religjioze, duke zhvendosur çështjen në trekëndëshin e paevitueshëm: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Pa një qasje të këtillë, konsiderojmë se nuk mund të nxjerrën qëndrime të pranueshme. Çdo debat për zhvillimet tona civilizuese, si dhe përkatësinë tonë kulturore-civilizuese, duhet bazuara në sistemin e vlerave që përbëjnë tërësinë dhe universalitetin e identitet civilizues shqiptar, dhe që e përcjellin këtë zhvillim në planin historik. Kjo domethënë se përsiatjet duhet të kundrohen në kontekstin e formësimit të identiteti shqiptar ndër shekuj. Një mungesë e këtillë ka paraqitur përplot tendenca në rrafshet tona publicistike dhe kulturore. Në fakt, e gjithë kjo amulli tregon psikologjinë tonë të ngarkuar dhe rezonimet e kufizuara, me përplot shabllone, rrjedhojë e zhvillimeve dramatike që pësoj kombi, gjatë historisë, me armiq të shumtë. Rrjedhimisht, si rezultat i gjendjes sonë psikologjike, nivelit të emancipimit, shohim qartë se diskutimet publike, sidomos prej atyre që vijnë nga ide joperëndimore, nuk zgjidhën argumentet, format adabte për të shpjeguar modelet e kulturës, aq më pak ato religjioze, por me diskurs primitiv atakohen segmentet kruciave të së shkuarës së historisë së identitetit shqiptar. Por edhe elementet e së tashmes.

Shqiptarët për më se dy shekuj (që nga periudha e njohur si Rilindje Kombëtare), në përpjekje për të konsoliduar rradhat dhe vetëdijen kombëtare, të shkallmuar nga pushtimi i egër turk, në rrugëtimet për çlirim kombëtar dhe identitet civilizues, Rilindësit e mëdhenj, kanë proklamuar një formulë të unitetit, në formë poetike, e cila qe bërë paradigmë, model për besimet ndër shqiptar. Si e këtillë kjo formulë ka ndikuar në sforcimin e substancës së identitetin shqiptar, brenda përkatësisë perëndimore, dhe në të njëjtën kohë ka ndihmuar në largimin, zbutjen e diferencimeve qoftë religjioze, qoftë kulturore në rrugëtimet nacionale. Kjo është formula e ardhur nga autori Pashko Vasa, shkruar në formë kushtruse: ”Feja e shqiptarëve është shqiptaria”. Më tutje, formula (vargu poetik) si i këtillë u shndërrua në udhërrëfyese, në shumë momente me rëndësi nacionale. Në fakt, në sensin e këtij mendimi është formësuar edhe një kulturë e tërë ndër shqiptar dhe kështu janë mënjanuar mundësitë për të “shpërthyer” diversitetit fetare, kur kihen parasysh shumë faktor, si: përbërja e besimeve, konstulacioni gjeografik i Shqipërisë (lexo shqiptarëve), tradita religjioze, qëndrimet ndaj së kaluarës, mënyra e ardhjes së religjionit më të ri, dhe dominanca më metoda jo të pranueshme qytetare.

Është fakt i pranuar se shqiptarët për më se gjashtë shekuj, patën probleme, të themi ekzistenciale, pra patën çështjen nacionale të pa zgjedhur, andaj përkatësia kulturore si sferë shpirtërore u la në margjina, jo për ndonjë arsye se nuk përbënte dimension me rëndësi në mendësinë shqiptare, por për faktin se me këtë synohej të ruhej “toleranca” aq shumë e dëshirueshme, përballë vështirësive të shumta. Kjo “heshtje” u promovuar, edhe për të mos hapur “plagë”, nga fakti se nëpërmjet pushtimit turk ndodhi konvertimi i dhunshëm i një pjese të shqiptarëve nga besimi i krishterë në atë muhamedanë, gjë që lente mundësi për një konfrontim me përmasa të rrezikshme, mes atyre që mund të konsideroheshin kalaboracionista dhe atyre që ruanin deri në vetësakrefikim shenjat identifikuese nacionale. Cështë e vërteta religjioni i “ardhur” asnjëherë nuk influencoj dimensionet kulturore, ngase kujtesa dhe vetëdija nacionale në tërësi mbeti e përkushtuar denjësisht ndaj kulturës dhe vlerave civilizuese perëndimore. Dhe kështu, ashtu siç i ardhur, ky besim kur nuk kishte ngulur rrënjë. Në fakt, ky besim nëse na lejohet ta paraqesim përmes një metafore i përngjante një peme të mbjellur në shkëmbinj, frytat e së cilës nuk shihen ndonjë herë.

Një dimension me rëndësi në përsiatjet publike për identitetin civilizues të shqiptarëve, duhet t’i paraprijë një analizë për rrjedhat e kultura tekstuale shqiptare, që në fakt përbën tërë universin e njohur të identitetit shqiptar dhe përkatësisë civilizuese. Po ashtu është fakt i pranueshëm se kultura shqiptare është shtresuar rezultat i kaluara kastriotiane kundruall pushtimeve; dhe nga ana tjetër i kulturës së shkrimit të derivuar biblik, rezultat i autorëve themelues të kulturës shqiptare, mbase edhe kombit shqiptar, në kuptimi të cilin e konceptojmë sot (Pal Engjulli, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Variboba) dhe shumë të tjerë.

Dihet tanimë botërisht se kultura e shkrimit shqip, që nga datimet e para, jo vetëm që ka proklamuar një civilizim perëndimor të palëkundur, por edhe është formësuar mbi konceptet themelore të këtij civilizimi. Këtë mendim, në funksion të intencës, na sforcon fakti se mendimtar të Rilindjes, madje edhe ata të cilët jetonin dhe vepronin në Turqinë e atëhershme pushtuese, kërkonin që shqiptarët të orientohen nga Perëndimi, duke theksuar me ngulm se dielli i shqiptarëve lind në Perëndim. Gjë të cilin orientim deri në fund të shekullit XX askush nuk e ka hedhur në diskutabilitet. Çka s’do të duhej të ndodhë as në perspektivën e kombit, edhe për kundër disa elementeve primitive, që s’ rreshtin së trumbetuari kot, për ide të kundërta civilizuese dhe kulturore. Orientimi perëndimor nuk do të lëkundët. Shqiptarët, kanë qenë, janë dhe do të jenë në themelet e kulturës dhe civilizimit oksidental, edhe për kundër faktit se një pjesë e konsiderueshme e tyre është konvertuar në besimin islam (kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni). Konvertim ky që gjithmonë ka mbetur në suaza shpirtërore, jashta ndikimeve kulturore, dhe asnjëherë me status kulturor-civilizues. Ngase gjithmonë është kujtuar mënyra se si na është “dhuruar” ky religjion.

Jam i prirur që çështjen e tendencave, për të zhvilluar debat rreth çështjes së religjionit-orientimeve civilizuese, ta shtroj në dimensionet e ndërlidhjeve kulturore, të cilat në shumë pika pikëtakohen edhe me elemente religjioze. Domethënë parashenja religjioze mbetet pjesë e asaj që kundrohet si identitet kulturor.

Nëse ju referohemi disa debateve në Gazetën Java dhe shtypin ditor, që vijnë nga përkrahës të vijës orientale në Kosovë, në të cilat s’rreshten së provokuari tensione publike, të cilat vijën në formë të kërcënimeve se këtu (lexo në Kosovë) janë 98% islam dhe ide tjera trumbetuese, që kushtëzojnë ndërtimin e katedrales me ndërtimin e një qendre islamike, mbase edhe sosh të cilët hedhin bomba mbi themelet e katedrales së Nënë Terezës, të cilës disa të ashtuquajtur njerëz publik nuk hezitojnë as ta quajnë një “magjupe”, sipas disa vlerësimeve publike. Rezultat i gjithë kësaj, ne na shtrohet pyetja dhe dilema, se: çka do të ndodh me kulturën shqiptare, e cila mund të themi 100% është perëndimore?

Rrjedhimisht nuk mund të mos shtrohet çështja, në formë të pyetjes-dilemë, se mos pas këtyre tendenca, fshehën kërkesa, që nesër edhe Formula e Pagëzimit e Pal Engjullit, edhe Meshari i Buzukut, edhe veprat e Budit, Bogdanit dhe Varbobës e shumë të tjerëve, të kërkohet nga të njëjtit të hiqen nga literatura shqipe, nga historia shqiptare, me idenë po na edukoka keq rininë, ngase ky korpus kulturore dhe letrar është zhvilluar mbi orientime tjera civilizuese-kulturore. Përmasa mund të zgjerohet, kur të shtrohet pyetja, çdo të kërkohet të bëhet me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, i cili na paska luftuar kundër turqve, me të cilët dikush dëshiron të identifikohet përmes fesë, çdo të kërkohet të bëhet me Nënën Tereze, personalitetin më të kompletuar të botës shqiptare në dymijëvjecarin tonë, çdo të bëhet veprën e madhe të Kadaresë, e cila me pezëm rrëfen për karvanin e Zhbërjes së identiteti shqiptar, të ardhur nga kultura turke-otomane, çdo të bëhet në fund të fundit me vetëdijen dhe botëkuptimin perëndimor të konsoliduar në letërsi dhe në arte tjera? Gjitha këto pyetje, shtrojnë edhe një intencë themelore: kultura shqiptare në tersi është perëndimore, andaj religjioni duhet të mbetet pjesë shpirtërore dhe vetëm shpirtërore e atyre që dëshirojnë ta praktikojnë, pa të drejtën e ndërhyrjes në liritë dhe të drejtat e tjerëve. Dhe pa të drejtën e ushtrimit në vende publike. Sidomos pa të drejtën e propagandimit dhe indoktrinimit në emër të tij. Përndryshe, qetësia, toleranca, harmonia ndërfetare tek shqiptarët do të mund të trandet në themele. Punë kjo që më së shumti iu shkon për shtati armiqve shekullor, të cilët nuk ndalin se propaganduar në këtë drejtim ndaj shqiptarëve.

Përgjatë pesë shekujve të ekzistimit të evidencuar, të asaj që e konceptojmë si kulturë shqiptare, po të bëjmë një sintezë simbolike, shohim qartë, pa kurrfarë hamendje, se çka konceptohet sot identitet shqiptar, si sistem kulturor civilizues, si vetëdije për vlera civilizuese, në universalitin dhe interkominikim, ka ardhur nëpër shekuj si produkt i kulluar perëndimor, si komunikim interaktiv me oksidentin. Gjë të cilin mendim e argumentojnë edhe mendimtar të shumtë, klasik dhe bashkëkohor, sikurse (Konica, Cabej, Fishta, Noli, Merxhani, Mehdi Frashëri, Kristë Maloku, Arel Plasari, Stefan Capaliku, Ibrahim Rugova, Sabri Hamit, Ismalil Kadare etj.). Që të gjithë këta me argumente kanë konstatuar se shqiptarët i takojnë civilizimit perëndimor. Andaj, çdo tendencë për të futur trup të huaj në këtë kulturë është gjë e dëmshme.

Identiteti civilizues dhe shqiptarët

Ne mbrojmë me konsekuencë mendimin se shqiptarët kanë identiteti perëndimor, në gjitha rrafshet civilizuese. Ky identitet ka qenë e kaluara dhe e tashmja e kombit tonë. Dhe ky civilizim do të jetë pa asnjë alternativë e ardhmja e kombit në dritën e rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Prandaj në këtë kontekst unë mbroj mendimin se ne kemi nevoje vetëm te punojmë aq sa kemi mundësi për te ndritur këtë komb, te qesim nga një gurë ne murin e ndërtimit te një liri shpirtërore, si parakushte te një lirie e emancipimi te përgjithshme, predeterminues te avancimit të kombit tonë. Për këtë, kurdoherë duhet të kërkojmë shënjuesit e unitetit, duke flakur dallimet e mundshme, për të gjetur pikat e përbashkëta, në rrugën e ndërtimit dhe të konsolidimit të ardhmërisë sonë në suaza e prizëm perëndimore, themelues të cilit qytetërim në shumë pika jemi ne si etni.

Shtresimet e identitetit kulturor të popujve (kombeve), kanë datime të lashta. Ndërsa historia shqiptare, shtresimet e identitetit kulturor, si vetëdije për tipare shënjuese, dalluese nacionale, i trashëgon si pjesë e vetëdijës nacionale, rezultat i zhvillimit etno-kulturorë, që ndodhën në dymijëvjeçarin tonë civilizues. Gjitha këto zhvillime, janë ndërlidhura me atë që konceptohet civilizimi dhe kultura Perëndimor. Rrjedhimisht, si rezultat i kësaj dalin disa pika elementare të cilat përbëjnë tërësinë e konceptit themelor për njohjen, pranimin e Identitetit shqiptar, në rrugën e ngritjes dhe sforcimit si substancës kombëtare, unike. Kjo reflekton të tashmen e padiskutuar: shqiptarët kanë një identitet unik, pa marrë parasysh ku jetojnë (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malë të Zi, Kosovë Lindore); pa marrë parasysh sferën religjioze, janë të besimit islam, katolik, ortodoks, protestant, e të tjerë. Së këndejmi kanë edhe një orientim civilizues: Perëndimor. Çështja e parë e çdo analize teorik rreth zhvillimit të identiteti nacional shqiptar, kap në vete segmente të cilat, si të këtilla kanë ndikuar në konsolidimin e vetëdijes kombëtare shqiptare, si vetëdije shqiptare dhe civilizuese perëndimore, produkt i së cilës është kombi shqiptar në fillim të shek. XXI. Në fakt, pikat themelore që do të shtrojmë, kanë formësuar konceptin themelor të identitetit civilizues shqiptar, ndërtuar e formësuar si identitetin nacional, zhvilluar brenda shtratit dhe kulturës perëndimore. Duke bashkëndjerë idenë se në rrënjët e këtij civilizimi jemi bashkëthemelues. Tendenca shpërfillëse, të orkestruara e fuzionuar kryekreje nga elemente jashta kombëtare, të cilat po trokasin kohëve të fundit në kokat e tkurrura, për identitet kosovar, për dilema civilizuese, duhet ndalur hovin si të dëmshme, në këtë fazë të tranzicionit politik e shoqëror, kur shqiptarët po arrijnë të realizojnë idealin e kamotshëm për rikthim në familjen perëndimore. Së këndejmi për t’u bërë subjekt me rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Janë disa pika shenjëzuese që kanë formësuar identitetin dhe civilizimin shqiptar brenda përkatësisë perëndimore. Pika këto që identifikojnë kombin shqiptar, të cilat do synojmë t’i shkoqisim në vazhdim:

Pika e parë orientuese, në të gjitha debatet racionale lidhur me identitetin civilizues, shtresuar si kulturë e lashtë, mbetet përkatësia Ilire, e cila përkatësi është konfirmuar historikisht dhe pranuar shkencërisht. Nga këto datime, kemi dëshminë relevante, që reflekton edhe për të tashmen. Këtë dëshmi na jep Shën Pali Biblik në Letrat e tij, kur dëshmon përhapjen e krishterimit në botën e atëhershme Ilire. Ngjarje kjo që mbetet tejet domethënëse në historiografinë shqiptare dhe kulturën kombëtare. Po ashtu ka ndikuar në formimin vetëdijës kombëtare shqiptare. Për t’u bërë referencë orientuese, e cila si e këtillë do të pasohet me ngjarje e momente tjera, po të kësaj periudhe, që përbëjnë kapitull të veçantë brenda shtratit tonë, përkatësisë së kulturës sonë Perëndimore, me veprat fundamentale, të autorëve të hershëm iliro shqiptar, siç është Himni i parë i kishtar, i shkruar nga Niketë Dardani (Te Deum), përkthimi i Biblës ne latinisht nga Shën Jeronimi ilir, e njohur si Vulgata, pastaj martirizimi i Florit dhe Laurit, për të mbrojtur besimin e parë monoteist nga persekutimet e shumta të kohës. Rrjedhimisht, kjo kulturë vetëm sa u sforcua në kohë, përmes lidhjeve të fuqishme me Humanistët shqiptar, të njohur në kulturën e shkrimit shqiptar si periudhë e latinitetit, nëpërmjet emrave të mëdhenj sikurse Mikel Maruli, Marin Becikemi, Gjin Gazulli, Marin Barleti etj, pa të cilët kultura shqiptare, jo vetëm që nuk mund të shkruhet, por do të mbetej tejet e mangët, pa ndonjë domethënie. Gjitha këto hallka janë përbërëse me rëndësi në ndërtimin e kombit shqiptare, natyrës civilizuese, përkatësisë kulturore.
Momenti i tjetër me rëndësi në përsiatjet e shumta, rreth debateve për identitetin shqiptar, mbetet pa asnjë dilemë historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e cila histori më bëmat e saj është e njohur edhe në dimensionet botërore. Histori kjo e cila me strategji të jashtëzakonshme, u bë mburojë e kulturës dhe civilizimit perëndimor. Për të ndërtuar në kulturën shqiptare prototipin e heroit nacional, që do bëhet kult në mbarë hapësirat shqiptare, që gjashtë shekuj, që kur shqiptarët ranë në prangat e barbarisë turko-otomane. Dhe deri sot kur po bëjmë përpjekje të pareshtura për t’u rikthyer denjësisht në rrënjët tona, në familjen Perëndimore. Portreti dhe figura eklatante e historisë shqiptare, do të shpallet me të drejtë nga Vatikani si “Atlet i Krishtit”. Mbrojtësi i kulturës dhe civilizimit perëndimor nga vërshimet e hordhive aziatike. Përgjatë shekujve të pushtimit turk Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, do të mbetet model i papërsëritshëm gjithherë; portreti i tij do të influencoj ndjenjat dhe idetë liridashëse, do të ndikojë në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare për vetëdije kombëtare, njashtu edhe për orientimet kulturore e civilizuese, do të ndikoj në letërsinë dhe artet shqiptare gjatë gjitha fazave të zhvillimit. Rrjedhimisht, gjithë kultura shqipe e shkruar, që do të pasohet pas kësaj periudhe, është formësouar si prototip i modelit Kastriotiane, një filozofi kjo e ngulitur thellë në identitetin shqiptar, përmasat e së cilës janë evidente në çdo segment të jetës shqiptare, sikurse në histori, diplomaci, kulturë, letërsi, arte tjera, pikturë, skulpturë etj. Njëherit për t’u bërë paradigmë e gjitha angazhimeve shqiptare nëpër shekuj, edhe pas gjashtë shekujve. Në këtë rast duhet të rikujtojmë, fillet e parë të institucionalizimit të idesë nacionale në shekullin XIX, rilindin duke rikujtuar bëmat e Skënderbeut, nëpërmjet autorëve të shumtë, veçanërisht atyre arbëresh që rikthyen dinjitetin dhe dashurinë e madhe për liri dhe për identitet shqiptar karshi “natës së errët otomane”.

Më tutje, në përsiatjet tona ne mendojmë se moment me rëndësi jetike, për të analizuar çështjen e identitetit shqiptar, për të analizuar rrugën e konsolidimit të kombit shqiptar, përfundimisht do të thadrohen përmes letërsisë shqiptare, letërsi që është zhvilluar me një lidhje të fuqishme me kulturën perëndimore, për gjatë pesë shekujve të qenësimit. Letërsia shqipe, si bartësja me e mirë e psikologjisë, mentalitetit të popullit është ekskluzivisht Perëndimore. Madje edhe atëherë kur krijohej në vende të lindjes (shumë rilindës që jetuan nëpër vende të lindjes, thonin me konsekuencë se dielli i shqiptarëve lind në perëndimi dhe krijonin literaturë perëndimore). Për të sforcuar idenë tonë, duhet të rikujtojmë dokumentin e parë të njohur të shqipes, një simbolikë kuptimplote, që qysh në fillet e saja pagëzon kulturën shqiptare, letërsinë shqiptare, gjuhën shqiptare, shkrimin shqip. Pra, çdo gjë që ne sot e njohim që frymon si shqiptare. Në fakt, po ta analizonim në kontekst të temës sonë, kjo formulë pagëzon edhe identitetin shqiptar. Thellon vetëdijen Perëndimore. Është kjo “rastësia” kuptimplote, shumë signifikative, Formula e Pagëzimit (1468), dokumenti i parë i shqipes së shkruar, që për gjatë gjashtë shekujve mbeti e ngulitur në vetëdijen kombëtare, si dokumente i parë i shqip. Vështruar në një kontekst më të gjerë, letërsia shqiptare është derivuar si produkt i pastër i shkrimit biblik. Një korpus i tërë veprash letrare, që njeh kultura shqipe, janë shkruar në lidhje interletrare e interkulturore me traditën e shkrimit biblik, të ndërlidhura e fuqizuara përmes transformimit të diskursit biblik, edhe si filozofi e qenësimit të kombit, edhe si vetëdije estetike. Sidomos atëherë kur substancë kombëtare rrezikohej nga armiq të shumë (kujtojmë autorët fundamental të kulturës shqiptare: (Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Mjedja, Naimi, Fishta, Harapi, Noli, Kuteli, Pashku, Kadare...etj.). Më tej, për të sforcuar këtë substancë, mbetet me rëndësi fundamentale, lidhja e kulturës së shkrimit shqip me traditën e alfabetit latin, përmes një beteje që u kurorëzua në Kongresit e Drejtshkrimit më 1908, me të cilën tërësia shpirtërore e shqiptarëve identifikohet përhershmërisht me civilizimin aksidental përmes shkrimit.

Nëse shkojmë më tutje, për të sforcuar këtë substancë, duhet përmendur orientimet politike e kulturore, pas shembjes së ideologjisë komuniste në Shqipëri, si dhe fazës së dekompozimit të krejaturës së ashtuquajtur Jugosllavi. Tashmë politika shqiptare është përcaktuar qartë për integrime perëndimore. Kjo vetëdije është në shkallë të lartë dhe si e këtillë manifestohet në gjitha segmentet e organizmit politik dhe shoqëror. Gjitha këto, sugjerojnë kërkesat e vazhdueshme për riparim, riparim ky që është në rrugë e sipër. Pas gjitha atyre sajesave të bëra me dhunë, në fund të shekullit XX dhe fillim mileniumin e ri, kërkesat për rikthim të fuqishëm në rrënjët tona, është e bashkartikuluar kudo dhe në çdo segment me rëndësi nacionale. Në cilën rrugë janë bashkrënditur gjitha potencialet tona. Nga e cila vij politike nuk devijon askush, përveç trumbetarëve nostalgjik për kohëra të errëta të pushtimeve ose diktaturave. Dhe krejt në fund, por jo në fund për nga rëndësi, identifikimi me civilizimin Perëndimor është vulosur përmes nënës më të madhe në këto dymijë vjetët e civilizimit perëndimor, që ka dhënë raca njerëzore, përmes portretit hyjnor të Nënës Tereza, bijës shqiptare, e cila sublimojë në shkallë hyjnore civilizimin botëror, si civilizim të dashurisë, për të flakur tej mendimet se shqiptaret na qenkëshin racë e ultë, tendencave të së cilëve qoftë pa vetëdije iu shërbejnë disa “Pena pseudoshqiptare, mbase edhe pseudoshkencore”. Janë këto disa momente, që kanë krijuar shtyllat bazike për çdo përsiatje rreth identitetit shqiptar. Ndërsa devijimet nga disa intelektualeca çmendurak, ne Kosovë, e ca të tjerë, që nuk heshtin së trumbetuar, për të “kërkuar” identitetin shqiptar të ndarë, pastaj për ta analizuar në suaza të orientalizmit, s’janë asgjë tjetër, përpos tendenca të njerëzve që janë në qorrsokak intelektual. Tendenca këto që nuk janë asgjë tjetër, përveç veprime të orkestruara nëpër qarqe anti shqiptare, kryesisht nëpër interesat e kuzhinave serbo-sllave-lindore. Të cilat kërkesa kohëve të fundit dalin edhe si ide për të amnistuar pushtimin turk. Që për shqiptarët e Kosovës dot shtronte edhe një pyetje shtesë, kur do të kërkohet amnistimi i pushtimit serb?.
Perceptimi i idesë perëndimore, supremacioni planin kombëtar është sintetizuar përmes mendimit të Atë Anton Harapi, se kjo kulturë: ”....se ndërroi idetë, lartësoi ndjenjat dhe sistemoi tërë jetën vetjake. E bëri të mirë shpirtin e njeriut dhe kërkojë prej tij pastërtinë edhe të mendimit edhe të dëshirës: në vend të instinktit vuri ndërgjegjen me përgjegjësi; në vend të egoizmit dashurinë për të tjerët; në vend të endjeve detyrën; në vend të epsheve madhnoi vyrtyin”.

Pas rënjës së Perandorisë lindore komuniste, në botë tashmë ka filluar të ngrej krye identiteti kulturor i popujve dhe përbashkimi rreth një civilizimi. Tashmë në marrdhënient ndërkomëbtare, teoria për ribërjën e rendit botëror sipas idesë së Samel Hanigtonit për përplasjën e civilizimeve, mbetet me e diskutuara dhe më realja. Në këtë drjetim Identiteti civilizues është përcaktues i pozicionit të kombit në relacionet e rregullimit të marrëdhënieve të brendshme, me theks të veçantë predeterminues në relacion rregullimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Njëherit, identiteti civilizues mbetet paradigmë për substancën kombëtare në dritën e perspektivës së zhvillimeve universal në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ashtu është identiteti kulturore, mbetet prore porta e rikrijimit të miqësive, aleancave ndërkombëtar, në kuadër të universit botëror. Në të njëjtën kohë Identitetin nacional, si identitet unikat, përbën domosdoshmëri etno-kulturor, është dimension fundamental, i cili shtresohet si vetëdije etno-nacionale, dhe bëhet tipar elementar dallues, me të cilin të njeh dhe të pranon bota. Sidomos në momente të vështira, kur shtrohet nevoja e përcaktimit në makorpolitikat ndërkombëtare.

Në fundshekullin XX shoqëria shqiptare me gjitha kapacitetit, është drejtuar në rrugë të rikthimit në Familjen e Madhe Perëndimore. Në këtë rrugëtim ka filluar t’i konsolidoj fuqishëm bazat civilizuese, me qëllim të avancimit të lidhjeve, pikëktakimeve të natyrshme me përcaktimet Perëndimore. Të vetëdijshëm se identiteti civilizues, nënkupton dhe domethënë një kujtesë historike, një të tashme racionale, një identifikim shpirtëror me shenja, momente, figura që përfshijnë sistemin vlerave të përbashkëta nacionale; veçanti e tipare dalluese që duhet shfaqen në gjitha rrafshet e qenësimit të kombit, shoqëria shqiptare po realizon atë që shtron studiuesi e kritiku francez, Saint Beuvit, kur diskuton problemin e së kaluarës në raport më të ardhmen: “Kur mendojmë sinqerisht të kaluarën, kur e kuptojmë mirë atë, do të thotë se e kemi vështruar saktë të ardhmen”. Në të mirë të gjendjes sonë kombëtare, më tepër se çdo mendim tjetër, në proceset nëpër të cilat po kalojmë do të na shërbente ky mëndim, për t’u bërë udhërrëfyes. E potencojmë këtë referencë, për arsye të shumta. Së pari, sepse e vlerësojmë, se për realitetin shqiptar, duke e kontekstualizuar brenda gjendjes së përgjithshme të zhvillimeve të përgjithshme shoqërore, qoftë të brendshme, qoftë në dimensionet universale kulturore, aty ku përthyhet politika dhe rregullimi i marrëdhënieve ndërkombëtar, ka rëndësi të dorës së parë. Në realitet, mendim si i këtillë ka rëndësi imediate, dhe duhet të shërbej predeterminues i të gjitha zhvillimeve të mëtutjeshme. Në fakt, përmbushja e plotë e standardit civilizues Perëndimor, pa ekuivokë nënkupton përshpejtim për të gjitha proceset tjera, sepse krijohet dija e vetëdija për domosdoshmërinë e transformimeve, transformohet mentaliteti nga faza të ndryshkura historike. Domethënë përmbushet kriteri shpirtëror e psikologjik, i cili nënkupton një njohje e rinjohje të historisë pa paragjykime, një mësim e përmirësim të gabimeve të kaluarës, të pësimeve, një identifikim intim me ngjarje, figura nacionale, një kujtesë për modelet kulturore. Po ashtu na mundëson të ndjejmë vetën si pjesë kulturore, shpirtërore e kulturore perëndimore. Pa harmonizimin dy komponentëve kohore që domethënë pranimin e së kaluarës, vështirë sendërtohen ambiciet tona. Pa njohjen e së kaluarës, nuk mund të vështrojmë saktë të tashmen, nuk kemi premisa të qarta për të rifilluar debatin, në të cilin do të shtrojmë idetë themelore, vizionet dhe synimet, përcaktimet e objektivat, që për pikësynim kanë të ardhmen nacionale, brenda të gjitha segmenteve përbërëse. Objektivat, përcaktimet, për sendërtimin e këtyre synimeve duhet të jenë të specifikuara, për shumë arsye - madje edhe për faktin se asnjë popull, dihet historikisht, nuk del nga zgjedha e një sundimi të huaj i emancipuar tërësisht, i edukuar për të kuptuar të kaluarën dhe të tashmën, si dhe i aftë për të ndërtuar të ardhmen. Edhe shqiptarët të dalur nga robëria gjashtë shekullore (otomane-serbe), tashmë në një liri relative, me shumë plagë, copëtime, shëmtime, zvetënime kulturore, paragjykime, konvertime të dhunshme, sfidat i ka të natyrave të shumta. Por tash i sendërton me ndihmën e pakursyer të botës së civilizuar.
Edhe për kundër shumë zhvillimeve jo aq të dëshirueshme të brendshme, megjithatë, është kënaqësi të shihet, se dekada e fundit e shek. XX, për shqiptarët mbetet me ngjarje tejet të rëndësishme dhe shumë pozitive. Ngjarje që kanë rezultuar me ndryshime pozitive brenda gjitha hapësirave shqiptare. Shoqëria shqiptare, tashëm si tërësi nacionale ka hyrë në një proces të përgjithshëm dhe të gjithanshëm politik, kulturor, ekonomik, në synimet për rikonsolidim, integrime, prosperitet, në të cilin procese po synohet të aplikohet një modalitet i ri, me ndryshime esenciale nga i mëhershme, një transformim esencial në mënyrë që të hapen debatet racionale për integrime të fuqishme, edhe brenda shqiptare, edhe perëndimore. Projektet këto që janë objektiv i yni nacionale. Ne duhet të kërkojmë bashkimin, aty ku kemi dallime, siç thotë Don Lush Gjergji një personalitet i madh i Atmes e Fesë. Në këtë vetëdijesim rolin vendimtar duhet të luajnë kultura dhe idetë kulturore, që ndërlidhen domosdoshmërish me të gjitha segmentet e shoqërisë, predeterminojnë mënyrën e ecjes së proceseve. Elitat kulturore, duhet të promovojnë një identitet të veçantë kulturor e civilizues drejtë transformimeve të domosdoshme dhe esenciale që po përmbyllën. Dihet mirëfilli se ishin pikërisht idetë kulturore, në të kaluarën edhe të largët, edhe të afërt, shtytëse të gjitha proceseve, ngjarjeve të rëndësishme historike për nacionin, drejtë lirisë, përparimit. Në këtë kontekst e shoh të rëndësishëm të përkujtojmë një vlerësim të Atë Gjergj Fishtës, kur thoshte se kultura e idetë kulturore kanë rëndësinë fundamentale, duke mbrojtur në këtë aspekt qëndrimin, se pa një kulturë perëndimore as nuk mund të paramendohet zhvillimi i shoqërisë, nga se kjo frymë i jep shpirtit, e mbush me dashurie e pasion për punë, për zhvillim e përparim të përgjithshëm, shtylla të përparimit perëndimor. Është e kënaqshme të shihet se në tersi kombi shqiptar është në proces të hapur demokratik, që doemos do të rezultojë me realizmin e synimeve tona shekullore. Kombi shqiptar është në rrugë të transformimeve esencial, duke ngadhënjyer kundrejt së kaluarës tragjike, anonimitetit historik, në një shoqëri të lirë, demokratike, të civilizuara, të prosperuar dhe emancipuese. Duke qenë gjithherë të vetëdijshëm, se në këtë rrugëtim përkatësia civilizues është predetrminuese për gjitha proceset tjera, që për ne është funndament i së tashmes, jo vetëm në përmbushjen e standardeve, parakushti i parakushteve për t’u zhvilluar e prosperuar si shoqëri e lirë, demokratike, civilizuese. Çështja në fjalë, jo vetëm që nënkupton përcaktimin kulturor-civilizues, por është alfa dhe omega. Duke zhvilluar këtë përsiatje, është me rëndësi të përkujtojmë se proceset globale, në marrëdhëniet ndërkombëtare kanë përjetuar një plasaritje, nën prizmin e së cilave shtrohet çështja e përplasjes së civilizimeve, ide kjo e studiuesit amerikan Samuel Hantigton për të ardhmen e rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në të cilën përplasje çështja e identiteteve, mbete rëndësi fundamentale. Duhet të kemi të qartë, se çështja e ndeshjes së civilizimeve, kjo temë e “nxehtë” dhe delikate, qysh në vitet e 30-ta, kur u kërkua domosdoshmëria e konsolidimit të gjithanshëm nacional, ka qenë një ndër temat imediate për mendimtarët e mëdhenj shqiptar të kohës, të tubuar atëherë rreth formulës së shqiptarizmës e neoshqiptarizmës (Konica, K. Maloki, V. Koca, Fishta, M. Frashëri, B. Merxhani, Noli, Çabej, etj). Këta mendimtar njëherit vunë bazat e mendimit politiko-kulturologjik të avancuar shqiptar, të argumentuar shkencërisht, se shqiptarët kulturalisht i takojnë universit të civilizimit oksidental, janë gjeografikisht evropian, së këndejmi edhe shpirtërisht perëndimor. Dhe në të njëjtën kohë janë analizuar gjitha sfidat, sfida që janë rezultat i shumë faktorëve, sidomos i atyre kulturor-shpirtëror, si pasojë e pushtimeve shekullore, ndeshjes së perëndimit me lindjen, i këtyre dy civilizimeve, mu në truallin shqiptar, që për pasojë kanë shënuar një lloj të ashtuquajturit “ambiguitet”. Në këtë kontekst, e shoh të me peshë një mendim të filozofit të madh Fridrih Niçes kur flet për “kaos” dhe shkruan kështu:” Çdo njeri, çdo popull që të rrojë dhe të tregojë vetveten, më parë nga të gjitha duhet të organizojë kaosin që gjendet në “ unin” e tij”.

Nëse sot ne mund të diskutojmë për një komb shqiptar, për një kulturë shqiptare, për një qytetërim shqiptar, për një civilizim shqiptar, për një të ardhme shqiptare, shenjat e identifikimit në të gjitha komponentët përbërëse nacionalen, historikisht mund t’i diskutojmë dhe t’i evidencojmë vetëm në suaza e në prizëm të lidhjeve me kulturën perëndimore. Sepse si tërësi identiteti ynë është formësuar kryekëput në principe e koncepte oksidentale. Të gjitha momentet e shenjat identifikuese shqiptare në përgjithësi janë ekskluzivisht perëndimore, pa të cilat kombi ynë do të asimilohej. Kjo shpërfaq tendencat e qarqeve të ndryshme, që tentojnë të paraqesin shqiptarët me prirje tjera orientuese e civilizuese, të ndërtojnë identitet oriental mbi atë oksidental. Në kulturën shqiptare, nuk mund të diskutohet për ndonjë kulturë tjetër, përveç asaj perëndimore në ndeshje dhe rezistim ndaj asaj që është rishfaqur dhunshëm si lindore, e ardhur bashkë me pushtuesit otoman. Këtë argumentim e mbështesin shumë mendimtar të kohës, ndër ta studiues Sabri Hamtit, i cili kur diskuton identitetin shqiptar, në theksim të tij, si vetëdije për tipare dalluese, në zhvillimet dymijëvjeçare, thotë: ”Edhe pse i rrudhur në kohë e në hapësirë të ndeshjes dhe komunikimeve Perëndim - Lindje, që e kanë bërë ta marrë një karakteristikë të veçantë evrojuglindore, populli shqiptar ka në esencë një kulturë historike perëndimore, që mbështet në gjuhën, shkrimin, idetë themelore, fenë. Përfundimit të Tmas Eliotit se letërsia dhe kultura perëndimore është ndërtuar mbi trashëgiminë e mitologjisë greke dhe krishterimit, për kulturën shqipe mund t’i shtohet edhe mbi mitologjinë vendëse, që është e moçme sa ajo greke” ( Sabri Hamiti, Tema shqiptare, fq. 161). Këtë vlerësim studiuesi Hamiti e vazhdon duke shkuar më larg, kur mbron kulturën perëndimore shqiptare:” Kultura shqiptare nuk mund trajtohet më parë si vend i ndeshjes së kulturës perëndimore me kulturën lindore, por më së pari si kulturë e kundërvënies, rezisntence e kulturës autentike ndaj asaj të huajës, të ardhurës, të mëvonshmes”( fq. 150).
Projekti nacional për ndërtimin e shtetit shqiptar, në të gjitha hapësirat etnike ku sot jetojnë shqiptarët, është formësuar mbi konceptet e idetë perëndimore, që prej Gjergjit Kastriotit (qysh atëherë lufta e tij u cilësua si luftë për mbrojte të civilizimit perëndimor nga hordhitë otomane lindore), pastaj Pjetër Bogdanit që organizojë lëvizje panperëndimore për të shpurë pushtimin turk, për të vazhduar sot me konceptet e spektrit të gjerë polikë në Shqipëri, Kosovë e hapësirat tjera kombëtare, që pa asnjë alternativë të ardhmen e kombit e shohin në dritën e orientimeve perëndimore. Ndërsa është me rëndësi të potencohet fakti se edhe lideri i shqiptarëve të Kosovës, gjatë lëvizjes për liri, çlirim, demokraci e rikthim në familjen Perëndimore, Ibrahim Rugova, qysh në fillim të artikulimit të kërkesës nacionale për Demokraci dhe për Pavarësi, thotë.”Duke qenë gjithmonë popull i proveniencës oksidentale me histori, me traditë dhe me kulturë, në kuadër të proceseve të reja integruese evropiane, shqiptarët dëshirojnë dhe kërkojnë të jenë të bashkuar me një proces të afrimit dhe të bashkëpunimit me Evropë, me të drejtë për vendvendosje” (Ibrahim Rugova, Pavarësia dhe demokracia fq. 5, Fjala, Prishtinë, 1981).
Në kulturën e shkrimit nacional, në tërësi në mendësinë shqiptare, shenjat identifikuese nacionale, që shënjojnë momentet fundamentale të universit tonë qytetërues, dalin brendapërbrenda sistemit të vlerave oksidentale, jo vetëm si kërkesë politike, por më fuqishëm si lidhje e vetvetishme shpirtërore. Sepse në fund të fundit, në raport me këtë civilizim janë zhvilluar rrugëtimet tona nacionale, prej datimeve më të hershme. Për të qenë gjithmonë shtytëse e rezistencës, e cila u zhvillua përgjatë pesë shekujve otoman, që Kadareja dëshiron t’i quaj si “nata e zezë”, pa të cilin sistem, rrethanat flasin se do të ndodhte asgjësimi në një “komb” tjetër, ndoshta të modelit të myslimanëve boshnjakë. Ishte pikërisht pjesa e përkatësisë religjioze kristiane (katolike) që me konsekuencë, fanatizëm të pashembullt ruajti, kultivoj e sforcoj shenjat e identitetit shqiptar origjinar, kontinuitiv oksidental, brenda segmenteve të shumta civilizuese, edhe pse i persekutuar, përmes ruajtjes së gjuhës, shkrimit, literaturës. Madje të sabotuar nga oportunizmi i disa elementeve pseudoshqiptare.

Historiografia shqiptare, por edhe e huaja që është marr me rajonin, mbështet unanimisht mendimin se shqiptarët kurrë nuk janë pajtuar me sundimet e huaja, me idetë e huaja, të cilat tentonin shprishjen e vlerave të tërësisë nacional. Për këtë mbetet më rëndësi fakti i një fenomeni, i cili në shumë treva shqiptare njihet si laramanizm, fenomen ky i shpeshtë, me rëndësi për kuptimin e idesë së identiteti civilizues tek shqiptarët. Kjo dukuri, si e tillë është paraqitur gjatë pushtimit turko-otoman. Dhe si e këtillë vazhdon të mbetet aktuale edhe sot. Kështu psh. pjesa që pranonin identitetin oriental, bënin këtë vetëm në sy të njerëzve e pushtetit, ndërsa në praktikën shtëpiake vazhdonin kulturën e identitetin origjinal. Këtë më së miri mund ta ilustrojmë me një vlerësim të Konica, kur u pyetën njëherë për fenë e shqiptarëve, me ironi thoshte: “natën në kishë, ditën në xhami”, mendim ky domethënës, sinjifikative për të kuptuar në esencë qëndrimet e shqiptarëve kundruall orientalizmit jo vetëm religjioz, por edhe kulturor.
Identiteti civilizues bashkëformësuar nëpërmjet shtresimeve të shumta, që kapin segmente fundamentale të qenësisë së një kombi, të gjallimit të tij nëpër shekuj. Nëpërmjet gjuhës, kulturës, mendësisë, fesë, mënyrës së jetesës, perceptimeve kulturore, botëkuptimeve për jetën, ne identifikohemi me të ashtuquajturin Identitet civilizues. Gjitha këto komponente që i përmendëm, dhe shumë sosh që si përmendëm, shohim qartë përkatësinë civilizuese të kombit shqiptar.
Prandaj në këto momente shumë të rëndësishme për kombin, është shumë me rëndësi që identiteti ynë të jetë unikat, sidomos në orientimet tona civilizuese. Identiteti nënkupton jo vetme ruajtjen e vazhdimësisë historike kombëtare në të gjitha pikëpamjet, por edhe kultivimin, përforcimin, sforcimin, avancim, përkundër shndërrimeve të natyrshme që vijnë si rezultat, qoftë i ndikimeve, qoftë i zhvillimeve të përgjithshme njerëzore e kulturore, por gjithnjë duke u ruajtur esenca e etnisë si të paprekura, të pacenuar, të shenjtë, domosdoshmëri kjo që të bën të jesh vetvetja, dhe që të mundëson tjetrit t'ia tregosh vetveten, për të përcaktuar si miqtë njashtu edhe armiqtë, që të mundëson të fitosh përkrahjen e kombeve të mëdha, të qytetëruara, në sfidat e rrugëtimet e përbashkëta, drejtë një progresi të përgjithshëm, një interesi afatgjatë.
Shqiptarët në fundshekullin XX, hynë me përplot ndryshime pozitive, të cilat mund të vërehen në të gjitha segmentet, e të cilat më shumë i determinohen politikës globale. Si rrjedhim, tashmë shqiptarët po mëkëmben si një faktor relevant, jo vetme rajonale, por edhe më gjerë drejtë sforcimit të substancës nacionale për identitet e kulturë perëndimore. Prej aspektit politik, deri në nivele të rritjes së substancës nacionale, daljes nga anonimiteti historik, që na kishte kapluar me shekuj të tërë. Është kënaqësi të shihet se sot shqiptarët më shumë se kurrë më parë në histroi, mund të flasin për vetveten, të ndërtojnë asi lloj politike që dëshirojnë, të krijojnë asi predispozitash çfarë dëshirojnë, gjithnjë konformë ambicieve për sendërtimi e idealeve të kamotshme për një perspektivë të përgjithshme. Është fat i dëshirueshëm nga të gjithë, të shihet se si sot në tërësi shqiptarët jetojnë më mirë se kurrë më parë. Edhe pse ekzistojnë disa konteste të shumta të cilat më shumë janë politike dhe si të këtilla i detyrohen të kaluarës, në shek XXI shqiptarët si komb hyjnë me përlotë ndryshime pozitive. Ata tashmë janë unik në përcaktimet e tyre. Pyetja se kush janë shqiptarët në tërësi, në rrefshin e identiteti civilizues, mund të rezultojë me përgjigje divergjente në çështje jo esenciale, por para një të huaji kureshtar, përgjigja mund të merret unike, që nuk dallon nga shqiptarët e Shqipërisë, te ata të Kosovës, e pastaj të Maqedonisë prej vendeve tjera ku jetojnë, si Mal të Zi, Serbi. Ata janë shqiptar dhe e thonë këtë identitet. Ata në tersi proklamohen dhe praktikojnë një mendësi perëndimore, identifikohen me të njëjtën gjuhë, me të njëjtën letërsi, me të njëjtin sport, film, muzikë, etj.
Shqiptarët pasardhës të ilirëve të lashtë, për fat të mirë apo të keq, kanë qenë në pikën më delikate të ndeshjes së qytetërimeve, të ndërlikuara sidomos me interesa gjeostrategjike, gjeopolitike të superfuqive të mëdha politike, ushtarake, por me thellime sidomos në sferat kulturore, si më të ndjeshmet dhe më determinuse në zhvillimet shoqërore. Unë mendo se pikërisht në këtë çështje qëndron “problematicitetit” shqiptar. Në të kaluarën kemi vepruar shpeshherë të prirur nga instinkti, lakmi, ndërsa tash duhet të udhëhiqemi nga ide racionale, të qëndrueshme.

Kultura është fushë shpirtërore supreme që predeterminon të gjitha proceset. Është sfera delikate ku përthyhen e tashmë dhe e ardhmja si mundësi, ku gjëllimet e nacionit marrin fizionominë e vërtetë. Shoqëria shqiptare dhe modeli kulturor qe po formësohet, pas ndryshimeve pozitive, në rrugën e sendërtimit të aspiratave të përgjithshme po formësohet përmes ideve dhe koncepteve perëndimore, edhe në dimensionet politike, ekonomike, edhe në ato kulturore, si influencuese të proceseve tjera.

Në kohën kur “është bërë Shqipëria por duhet të bëhen shqiptarët” siç thoshte Fishta i madh, ne assesi s’guxojmë që kjo temë të mbetet tabu, në mënyrë që mos të na përsëriten gabimet e së kaluarës. Konica ynë i madh thoshte “se shqiptarët në histori gjithmonë vonohen”. Të shpresojmë se kësaj here kemi ndërtuar disa parakushte për t’u mos u vonuar. Së paku nëse i lamë disa inate personale, nëse nacioni dhe idetë nacionale kanë pikëmbështetje të qartë, të argumentuar, prandaj edhe me shenja identifikuese origjinare, kontinuitive, duke i respektuar natyrisht edhe të gjitha dallimet që dalin në tërësinë nacionale dhe universin kulturor kontekstual. Në këto momente me rëndësi për nacionin, ne duhet të arrijmë të përmbushim standardet përgjithshme integruese, duhet të zhvillojnë një politikë të mençur të plotësimit të standardit që qëndron nën substratin e gjitha standardeve tjera, atë kulturore.
Trendët tona politike, ekonomike, civilizuese, kulturore, strategjike janë të orientuara pa dallim drejtë perëndimit. Sot para së gjithash në hapësirat civilizuese perëndimore shtrohet pyetja kush je? Kjo Pyetje e cila përcakton dhe pozicionin e kombit, vendit brenda këtij civilizimi. Që të japim përgjigjen e qartë në këtë pyetje, duhet të jemi koshient ndaj zhvillimeve te brendshme. Por jo vetëm të brendshme. Duhet t’i përcjellim me vigjilencë marrëdhënine ndërkomëbtare, për të arritur në piedestalin e vlerave që synojmë.

Identiteti civilizues mbetet domosdo për politikë unike.

Proceset politike nëpër hapësirat shqiptare, na rikujtojnë edhe një herë se të qenit popull unik është diçka e çmueshme, diçka që të mundëson jo vetëm ndihmën dhe përkrahjen ndërkombëtare, por edhe të krijon fuqinë, në raport me relacionet ndërkombëtare, porse me një ndikim të përmasave të madh edhe në dimensionet brenda nacionale.

Identiteti nacional nënkupton një veçanti, me tipare dalluese, që të bën të dallohesh prej kombeve tjetra, me shenja identifikuese nacionale unike, së këndejmi edhe të bën jesh vetvetja, komb me përcaktime të qarta. Në debatet e shumta, jo vetëm politike, por edhe në ato të dimensioneve intelektuale, mediatike, përflitet shumë rreth identiteti, porse esencialisht brenda shumë segmenteve përbërëse të jetës sonë publike, jo vetëm që jemi dëshmitar të një konglomerati “identitetesh” por edhe dëshmitar të kamuflimeve të paskrupullta në emër të identitetit njëherit nacional, pastaj edhe civilizues.

Nëse identiteti nacional nënkupton një veçanti dalluese, të shenjëzuar si të këtillë edhe në rrafshe politike, me tipare të veçanta, unike, ai duhet të ketë një ndërlidhshmëri jo vetëm me të kaluarën, por edhe me të tashmen, prandaj edhe çështja në fjalë na shtytë të dalim në kujtesën nacionale, kujtesën historike si vetëdije për rrugëtimet nacionale, nëpër shekujt kur u formësua identiteti qytetërues nacional. Kjo kujtesë, nëse bëhet me një analizë të thuktë, me një qasje pa paragjykime, mund të shërbejë shumë, të ndihmojë shumë për rikonsolidimin e etnisë drejtë synimeve të kamotshme nacionale, në mënyrë që në shek. XXI shqiptarët në tërësi të ngadhënjejnë kundër anonimitetit historik, për t’u ngritur si komb me substancë të fuqishme nacionale jo vetëm në relacionet rajonale, por edhe më gjerë, në ato globale. Rrugëtimet në këtë synim janë më të këndella, më të sigurta atëherë kur bëhen duke vështruar saktë të kaluarën, duke i kontekstualizuar në kujtesën nacionale, të cilën e theksojmë si argument për vetëdije e tipare dalluese, brenda të cilave segmente i gjejmë edhe shenjat identifikua nacionale, të cilat na bëjnë të jemi komb i veçantë, porse në pikëtakime me kombet e civilizuara, në të gjitha dimensionet.

Për të ndërtuar një politikë të mençur në këtë rrugëtim nacional, duhet një njohje dhe rinjohe e problemaciteti shqiptar, jo vetëm në prizën e së sotmes, por me një theks të veçantë në kontekstin e së kaluarës historike, dhe rrugëtimeve të etnisë sonë nëpër këtë të kaluar. Kjo na ndërlidh pashmangshëm me kulturën dhe formësimet kulturore nëpër histori, na ndërlidh me segmentet e rëndësishme të cilat na ndihmuan për të mos asimilohemi si etni, të mos shkrihemi me armiqtë, shembuj të cilëve kemi edhe sot në rajon. Në këtë aspekt duhet të bëjmë një ndërlidhje funksionale në mes kulturës dhe politikës, i vetëdijshëm se e para bëhet predeterminuese e së dytës, bëhet model, paradigmë e zhvillimeve nacionale, drejtë lirisë, demokracisë, vetëvendosjes, progresit të përgjithshëm.

Ngjarjet e dekadës së fundit në Ballkan, me theks të veçantë në Kosovë dhe ish Jugosllavi treguan se sa e domosdoshme është njohja dhe rinjoha e kujtesës nacionale, se sa e domosdoshme është ndërlidhja me kulturën, kulturën e shkrimit nacional, kodet nacionale, me të cilat identifikohet kombi në momente të vështira. Këtë ndërlidhje e bëri në mënyrë shumë funksionale për të tashmen, lëvizja politike, arsimore, kulturore e liderit dhe e lëvizjes së Kosovës në këtë dekadë të vlimeve të mëdha politike, jo vetëm në Kosovë rajon, por edhe më gjerë. Duke u identifikuar, qoftë edhe simbolikisht me figurën e Bogdanit, personalitetit që pas vdekjes së Skënderbeut u orvat ta rikthejë kombin në perëndim, me një lëvizje të gjerë pan perëndimore, Ibahim Rugova si lideri i së sotmes, hapi një vizion në fund të kësaj errësire ballkanike, për demokraci, për paqe e ide perëndimore. Në të vëretë ka hapur vizionin e integrimeve, jo vetëm të Kosovës, por edhe të një pjesë tjetër të rajonit, drejt rikthimit në familjen perëndimore, shkëputur nga e cila ka kaluar dekada e shekuj.

Ballkani me shekuj jetojë i shkëputur nga Perëndimi, edhe kulturalisht, edhe ushtarakisht, edhe politikisht, edhe denjësisht. Së këndejmi në mes këtyre vendeve u krijua hendek i madh, hendek ky që rezulton edhe me ndryshime esenciale në mendësi, pastaj edhe në shumë segmente të jetës politike, kulturore, ekonomike.

Lëvizja pan perëndimore, sipas modelit kulturor nacional, duke u identifikuar dhe duke i shkrirë shumë kontekste, konvertime, ambiguitete, që i determinohen së kaluarës, dhe si të këtilla janë pjesë e së kaluarës, mbetet edhe sot e gjithë ditën interes nacional i së sotemës, që duhet përkrhaur. Por çka është e rëndësishme, kjo strateg
Shtuar më 22/10/2005, ora 20:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori