28 nentori dhe shqiptaret e Maqedonise
Pëlqej
Albeu.com
nga Hamdi NUHIJUHap pas hapi jeta po fillon të orientohet drejtë përfundimeve dhe sfidave të filtruara në shoqëri. Mentaliteti konfliktuoz i mendimit hierarkik po hudhet lehtë në pishinën e rrezikshme. Identiteti i formësuar puçitet thellë nën kongresin e mendjes dhe intelektit të devijuar.Doktrinat shoqërore dhe politike po absorbojnë mundësinë e integrimit të deviacionit pragmatik. Një qorrsokak i hijëzuar bashkon zemrat e mijëra shqiptarëve të këtij vendi. Sa e vështirë është vdekja , jashta ritit të vdekjes e sa e ngadaltë po paraqitet e rrahura e zemrës për këtë vlerë sintetike. Përfundimisht me 28 nëntor të vitit 1912 u hapën shtigjet e jetës dhe pranuan sfidantin e ri në rruzullin tokësor. Bijtë e shqipes vendosën për veten pas asaj pjekurie të gjatë në atë konglomerat popujsh nën syzhen e perfeksionimit ideologjik. Konturat e identitetit politik të vënduara shekuj më parë mbi supet e ideologëve të identitetit të ri shqiptar sprovuan këtë pjesë të këtij vendi me rëndësi jetike. Stuhitë e interesave vetjake të forcave globale në shoqëri ndikuan që ky i ri ( shteti shqiptar) të ndahet në pjesë të shumta. Cdo rezonim pas kësaj ndarje jo të drejtë publikon idenë e sakrifikimit për këto copëza prej ari. Shqipëria nuk u shëndërrua në tavë prej argjili që nëse thyhej, më asnjë pjesë e saj nuk do të kishte vlerë , Shqipërisë iu imponua të shëndërrohet në tavë , fatmirësisht tavë të ndërtuar prej ari , e thyer në copa të shumta , por secila copë ka vlerë të pazëvendësueshme në rruzullin tokësor. Inercionet politike ndikuan që bashkëdyzimi i vlerave të mirëfillta të mos shëndërrohet në forcë shtytëse në shoqëri. Pjesë përbërëse të kësaj tërësie iu bashkua me pa të drejtë edhe shtetit të quajtur Maqedoni. Ndjenjat e shqiptarëve të këtij vendi në proceset sfiduese dhe globalizuese u zhytën dhe u zvetënuan tejmase në rrethin e gjërë pompoz të historisë së shpirtit. Ndeshja e mendjes me riskun e zemrës harron fuqinë e bashkimit dhe elementet e forcës së brendshme të renovimit të kuligulës revicioniste. Historia e mendjes sonë na orienton drejtë kërkimit në vazhdimësi të identitetit , zbrazëtira e zemrës mbushet me lot malli për flakadajtë e zjarrtë të dashurisë. Nuk guxon që individi të harrojë veten , thelbin e dashurisë së vatanit. Lidhja etimologjike e trungujve të shpirtit me vatanin thërret në mërin e shekujve të kaluar. Edhe ky nëntor shqiptarin e Maqedonisë e gjeti të nënçmuar dhe nënvleftësuar nga vet shqiptarët e këtij vendi. Filluan që të dalin në shesh frytet e para të realizmit , por esenca objektive po na frikëson tejmase nga gjendja aktuale që lidhet direkt me politikën ditore në vend. Ky nëntor shqiptarin e Maqedonisë e gjeti jashta xhamisë dhe univerzitetit e në kafiterin e diskotekën. Ideali i rilindësve tanë po thyhet dhe vyshket nga ky i ri që sfidon komplet jetërat dhe i delë ballë secilës sprovë në shoqërinë njerëzore. Zëvendësimi i vlerave të vërteta me të pavërtetat u shëndërrua në trend politik në mesin e shqiptarëve të kësaj pjese të Shqipërisë. Sa e sa nëntore kaluan kur shqiptari i Shqipërisë , këtij të Maqedonisë në formë nënçmuese i thotë maqedon? Ideali i ndërtuar me gjak i shqiptarit të thjeshtë dhe të moralshëm , po thyhet për çdo ditë nga shëndërrimi i vajzës shqiptare në mall tregëtie epshi në shoqërinë e shumëngjyrshme. Mesazhi i këtij nentori o i ri shqiptar dhe e re shqiptare të këtij vendi , është që të lidhemi fort për moralin , shkencën , dijen , përparimin , teknologjinë , trendet zhvilluese bashkëkohore. E përfundimisht t`i themi jo largimit nga xhamijat , univerzitetet , bibliotekat , institutet , mediumet produktive , e t`i themi jo zhveshjes së femrës shqiptare , narkomanisë , përtacisë , alkoolit…. Urime për shumë mote 28 Nëntori!
Shtuar më 27/11/2007, ora 16:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori