LAJMI I FUNDIT / Nis seanca për masën e sigurisë për Ramush Haradinajn
Pëlqej
Ka nisur seanca për masën e sigurisë për Ramush Haradinajn, lider i AAK-së, në Gjykatën e Colmar në Francë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij Arianit Koçi.

Koci është shprehur se beson në pafajsinë e Haradinajt, dhe se sipas tij kërkesa e Serbisë pë ekstradim të Haradinajt do të refuzohet.

"Kam besim të plotë në drejtësinë franceze. Z. Haradinaj e ka dëshmuar pafajësinë para Tribunalit të Hagës, prandaj edhe kërkesa për ekstradim e Serbisë, do të refuzohet", ka thënë Koçi.

Kujtojmë se Haradinaj u arrestua në Francë me 4 janar ne aeroportin Bazel, në zonen franceze të Mulhouse, nga nje flet-arrest të derguar nga Serbia në vitin 2004. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori