Basha ironizon Ramën, i përmend “sfidën” e timonit
Nga qyteti i Fierit ku përmbylli fushatën, kreu i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi i bindur ase do të ishte ai kryeministër i ri i vendit dhe as Edi Rama dhe as emra nga LSI-ja.
Duke premtuar ndryshimin, që vjen nga ekonomia e fortë, në themel të programit të PD-së, siç tha ai.

“Koha e cirkut, talljeve dhe përbuzjes së shqiptarëve do marrë fund njëherë e mirë me votën tuaj për numrin 6. Estrada e fundit sikur të ishte falas do ishte mirë, por mos harroni, estradën e keni paguar shtrenjtë, plot 16 mld euro në 4 vite. Mos ja falni, ndëshkojeni me votë. Edi Rama nuk beson tek plani im ekonomik ai beson tek taksat e larta, fasadat dhe palmat. Belbëzon, i merret goja, i merren gjunjët, e keni parë si shtrihet në skenë, flet për gjithçka, përveç ekonomisë, punësimit”,- tha kryedemokrati.

“Nga Fieri le ta dijë Rama dhe Meta se reformën në drejtësi nuk e ndal dot askush, se institucionet e forta shtetërore që ndihmojnë e nuk godasin qytetarët do jenë edhe më të forta nën republikën e re. Në 25 qershor do kemi një republikë të re me taksa të ulëta apo një si kjo që shkatërron? Kjo s’është më çështje timoni, por çështja e motorit që është për një ekonomi të sigurt. Timonin e vërtetë kurrë nuk do ta ketë as Edi Rama as një tjetër. Me mua kryeministër timonin e fatit, punës, jetës do ta keni në duart tuaja”,- tha Basha para qytetarëve./albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori