Alarm nga Britania, prostitutat shqiptare grupi më i madh i skllavërisë moderne
Mediat britanike kanë raportuar se vajzat
shqiptare janë një ndër grupet më të mëdha të prostitucionit në këtë shtet.
Në një raport të publikuar nga
Salvation Army në Britaninë e Madhe ka bërë të ditur se shifrat e sklalvërisë
moderne janë rritur frikshëm, veçanërisht për femrat
shqiptare, të skllavëruara në dy mënyra.
Sipas raportit, trafikantët e qënieve njerëzore në Angli po përdorin drogë dhe alkool për ti mbajtur nën kontroll dhe më pas për ti shfrytëzuar në punë skllavëruese dhe shfrytëzim seksual brenda vendit, njoftoi Salvatian
Army.
Kathy Betteridge, drejtore e anti-trafikimit dhe skllavërisë
moderne për
Salvation Army tha se megjithëse shifrat ishin ende të ulëta krahasuar me viktimat e trafikimit nga kombësitë e tjera, 86 britanikë iu drejtuan shërbimeve të tyre nga qershori 2017 deri në korrik 2018, dukuria ishte në rritje dhe shqetësuese.
Ndërsa, nga kombësi të tjera, kanë qënë 1856 viktima të skllavërisë që iu drejtuan për ndihmë
Salvation Army brenda një viti, nga korriku 2017 deri ën korrik 2018. Shumica, 45% kishin përjetuar punë të detyruar, 42% ishin shfrytëzuar seksualisht dhe 14% ishin në robëri shtëpiake. Grupi më i madh ishte ai i femrave
shqiptare, që kishin qënë të trafikuara për shfrytëzim seksual nga grupet kriminale,” theksohet në raport. /albeu,com.
Shtuar më 17/10/2018,
ora 09:32