Rama në Londër: Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në Shqipëri t’iu mbrojmë nga Putin dhe Braverman

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Brinaninë e Madhe.

Mëngjesin e sotëm ai zhvilloi një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

Kjo e fundit njihet gjithashtu si Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare dhe është një institut i pavarur politikash me seli në Londër.

Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen.

“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt”, u shpreh kryeministri shqiptar./Albeu.com/


Shtuar 24.03.2023 08:10

Tags: