Pas “BBV Kosova” Xhulin e pret gjyqi në Londër! Zbulohet shkelja që ka bërë modelja (VIDEO)

Juliana Nura e njohur si Xhuli është bërë pjesë e aventurës së “Big Brother Vip Kosova” ku ka tërhequr jo pak vëmendje.

Ndonëse janë të izoluar nga bota jashtë për më shumë se 100 ditë, banorët kanë disa punë pezull që i presin pasi spektakli të mbarojë.

Kjo e Xhulit është pak më serioze, sepse pas “BBVK” banorja do të përballet me një gjyq në Londër. Këtë e zbuloi vetë Xhuli teksa po bisedonte me Gresa Hotin brenda shtëpisë.

Arsyeja përse do të zhvillohet ky gjyq është një shkelje në komunikacion, më saktësisht tejkalim shpejtësie. Gjatë bisedës së vajzave u zbulua edhe që Nura zotëron disa patenta, pasi kur ka ndërruar emrin ka mbajtur edhe dokumentin që kishte dikur në Finlandë.