Eraldo Rexho kujton Adelën: 6 muaj pa ty, engjëlli im! (FOTO LAJM)

Që prej ndarjes tragjike nga jeta të Adelajda Xhamanit, miku i saj i ngushtë Eraldo Rexho ka shprehur në rrjetet sociale dhembjen e madhe për humbjen e saj.

Sot ai e ka kujtuar atë në rrjetin socila Instagram duke i bërë bhë dedikim përlotës.

“6 muaj pa ty, engjëlli im!
Kam menduar gjithnjë se jam i mirë me fjalët, por fjalët nuk e thonë dot sa shumë mungon e sa shumë dhemb ikja jote, çdo ditë.
Do të të dua gjithmonë Adela ime.

Jam i bekuar që të njoha e të pata afër për shumë vite. Në çdo jetë do të zgjidhja një shoqe për motër si ty!”, shkroi Eraldo! /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2018, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori