Napoli “ngec” në barazim ndaj Cagliarit, humb shansin për të kapur Milanin në krye (VIDEO)

Napoli dhe Cagliari janë përballur ditën e sotme në kuadër të javës së 26 të Serie A në “Sardegna”.

Skuadra e drejtuara nga Spalletti nuk ishte në ditën e saj më të mirë, duke siguruar vetëm një pikë në minutat e fundit falë një goli të Osimhen që erdhi nga stoli.

Kështu Napoli humb shansin e artë pët të barazuar Milanin që momentalisht është në krye.

Pjesa e parë krijon pak raste dhe mbyllet në barazim pa gola, ndërsa e dyta nis më mirë për vendasit që zhbllokojnë rezultatin në minutën 58 me Perreiro.

Pas golit të pësuar, miqtë nisin me zëvendësimet duke futur në lojë lojtari si Ruiz, Osimhen dhe Ounas duke shtuar kështu forcat në sulm.

Goli i barazimit do të vinte vetëm 3 minuta nga fundi i ndeshjes, pikërisht me Osimhen, që do ta shpëtonte skuadrën e tij nga humbja. /albeu.com


Shtuar 21.02.2022 21:15