Akuzohet për porositjen e dy vrasjeve, GJJKO kalon për gjykim dosjen për Erjon Alibejn

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e Erion Alibej alias Agim Shurbi, i cili akuzohet si personi i dyshuar, që ka urdhëruar dhe financuar vrasjen e (Ilit) Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Në lidhje me këto krime, policia arrestoi fillimisht në atë kohë Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt në 20 dhe 27 korrik 2020.

Ndërsa në Shtator të 2020-ës, zyrtarisht Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej. I njohur edhe me emrin Andrea, ai u arrestua më 18 shtator me akuzën vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Erjon Alibej është vëllai i Indrit Alibejt, të ekzekutuar në Elbasan në Dhjetor të 2018-ës. Seriali i ngjarjeve dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

 


Shtuar 4.02.2022 12:38