“Mua më fërkonte krahët, Donaldit i qeshte!” Kriset marrëdhënia mes Ilirit dhe Monikës (VIDEO)

Një debat i ashpër përfshiu disa banorë në “Big Brother VIP”, lidhur me grupet që janë krijuar. Mbrëmë gjatë spektaklit u dha një klip, ku ajo që mori më shumë vëmendje ishte deklarata e Ilirit për Monikën. Edhe pse janë konsideruar si pjesë e një grupi duket se Iliri ka patur një hatërmbetje me Monikën pasi kjo e fundit është shfaqur e afërt ne Donaldin kohët e fundit.

“Këtej më fërkon mua krahët, këtej i buzëqesh Donaldit. Ka disa gjëra që nuk më pëlqejnë!”- tha Iliri. Sot ata kanë debatuar me njëri-tjetrit rreth kësaj deklarate.

“Ti ke gjë me mua, apo jo?”- pyeti Iliri, aktoren e cila iu përgjigj: “Sigurisht që më ka ngelur hatri sepse nuk e konceptoj dot kurrë që ty të rrah krahët dhe këtej bëj gjë tjetër. Sidomos me ty. Ti e ke parë kemi dy muaj këtu. Unë nuk e them dot kurrë atë për ty. Çfarë nuk më pëlqen ta kam thënë.”

Nga ana tjetër, Iliri tha se thotë atë që sheh. Duket se marrëdhënia mes tyre është krisur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 2.12.2021 08:52