5 klubet që kanë shpenzuar më së shumti në 20 vitet e fundit, Chelsea e Real Madrid në krye

Është publikuar lista me klubet që kanë shpenzuar më së shumti në 20 vitet e fundit nga AS.

Duket se në këto dy dekadat që kaluan, klubet evropiane kanë kaluar dukshëm shifrën 1 miliard euro, derisa ende vazhdojnë të kërkojnë suksese.

Chelsea është skuadra që ka shpenzuar më së shumti në 20 vitet e fundit, me 2.16 milionë euro, aq sa ka shpenzuar edhe Real Madridi në vendin e dytë.

Pas tyre, është Barcelona që nuk ia ka lënë aspak lehtë, pasi ka shpenzuar 2,14 milionë euro, ndërsa City me 2.05 milionë gjendet në vendin e katërt.

Juventusi e përmbyll top pesëshen e klubeve që kanë shpenzuar më së shumti në 20 vitet e fundit me 1,99 milionë euro.


Shtuar 18.08.2020 18:38