Vrasja me lopatë e 8-vjeçarit në Fier, SHÇBA nis hetimet për Policinë e Fierit

Pas ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i vrarë një 8-vjeçar, SHÇBA ka nisur hetimet për Policinë e Fierit.

Njoftimi:

Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 12:27