Marash Kumbulla: Dhamë 100% në fushë, na vjen keq për tifozët

Marash Kumbulla bëri një superparaqitje mbrëmjen e sotme duke markuar në mënyrë perfekte Robert Levandovskin.

Në prononcim për RTSH pas ndeshjes, qendërmbrojtësi u shpreh: “Jam krenar për atë që bëmë të gjithë në fushë, nuk jemi të kënaqur me rezultatin, pasi na vjen keq për tifozët. Dhamë 100% në fushë na vjen shumë keq për rezultatin.

Mendoj se duhet të mbanim më shumë topin kur shkuam në sulm, por Polonia është ekip i madh dhe ne e kemi treguar veten.

Mungesa e Gjimshitit? Lojtarë si ai na mungojnë shumë jo vetëm mua, por të gjithëve, megjithatë Veseli dhe Ismajli luajtën shumë mirë sot. Për mua ka rëndësi ekipi, nuk kam çfarë them, na vjen keq për rezultatin, por jemi krenar për ekipin për çfarë dha në fushë”.


Shtuar 12.10.2021 23:35