Ermal Mamaqi i propozon Ilirit një rol si partneri i Bora Zemanit, reagimi epik i Donaldit (VIDEO)

Agrona Llakaj, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flori Gjini, Salsano Rrapi darkuan mbrëmjen e djeshme me 6 banorët Donaldin, Ilirin, Beniadën, Monikën, Einxhel dhe Arjola duke falur shumë të qeshura dhe biseda të ngrohta.

Kjo darkë i kushtoi shumë banorëve, pasi duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro.

Por gjithsesi ato i kanë shijuar shumë. Ermal Mamaqi që njihet për karakterin karagjoz ka ngacmuar Donaldin duke i thënë se do të bëjë një film ku personazh kryseor do të marr Bora Zemanin dhe Ilir Shaqirin si çift”.

“Donaldi do të jetë killeri”, shton Salsano dhe mes tyre shpërthyen të qeshurat.

Për më tepër ndiqni videon:


Shtuar 11.02.2022 10:50