Raportimi nga lufta e Ukrainës, gazetarja: Vajza më tha je e çmendur

Linda Karadaku në një intevistë në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi tregoi prapaskenat e raportimit në luftë, se ndjehet teksa lë të afërmit apo fëmijët. Ajo ndau me në një bisedë që kishte shkëmbyer më vajzën e saj 17-vjeçare, e cila e kishte të vështirë në fillim të përceptonte situatën e luftës.

“Kur u kthevva ishte trembur shumë, dhe tha “atje ishte luftë”;  “Po i thashë unë luftë ishte”. Më tha: Vriteshin njerëzit?  Sigurisht që njerëzit do vriten se në luftë njerëzit vriten,  është aksion. E shikoja që nuk e perceptonte dot, dhe i tregova një video, ishte e rëndë nëse mund ta klasifikoj dhe i thashë: shikoje këtë që të kuptosh se për çfarë bëhet fjalë. E pa dhe më tha: Ti jë e çmendur fare”.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Linda shkon në misone gati gati të shenjta, por e katërta herë. Ajo ndalet në një moment tjetër të vështirë gjatë shtatzanisë me vajzën, të cilën e krahasoi me situatën në Ukrainë.

“Kur kam qenë shtatzanë me gocën kam mbuluar protestën dhe kam ngrënë gaz lotsjellës, pa fund. Katër muajashe dhe kaloi si periudhë por është e adrenalina e profesionit, gjithkund ku kam raportuar kam pasur marrëdhënie e veçantë me njerëzit. Njëjtë edhe në Ukrainë”.

Lufta në Maqedoni ishte një tjetër moment ku Linda Karadaku do të ishte në frotin e parë, duke raportuar ditë pas dite, ku i ka ndodhur që edhe të ndalohet e të merret në pyetje.

“Më mernnin nga një stacion policie dhe më merrnin në pyetje. Vajzë e re, kam qenë me paliçeta, me një palë pantallona me 7 xhepa, fusja stilolapsin, bllokun, skishim diktofon në atë kohë. Në një moment më jepnin copat e letrës dhe më thoshin shkruaj dhe e kapa vetën në një moment që po vizatoja shtëpi”.

Për shkak të luftës në Ukrainë, Linda tha se i kujtohet Maqëdonia shpesh në këto kohë, sidomos ndalesa në fshatin Sellcë.  Në këtë të fundit faqja e malit granatohej, ndërkohë nuk kishin ngrene dhe për 9 orë vetëm kishin ecur. Një grua plakë e kishte pritur dhe i kishte dhënë një dhomë për të pushuar dhe  për të ngrenë i kishte dhënë në një pjatë argjendi./albeu.com/