Brenda super festës së beqarisë, Eliona Pitarka do të martohet së shpejti (FOTO LAJM)

Eliona Pitarka, një nga vajzat më simpatike të show biz-it, qoftë për pamjen, ashtu dhe për humorin na ka treguar se së shpejti do të martohet.

Aktorja ka ndarë me ndjekësit disa foto bashkë me shoqërueset e nuses, ku duket se po kalon shumë bukur.

Vajzat janë mbledhur në një “festë beqarie” dhe fotot e Rei Liços e kanë sjellë gjithë emocionin te publiku.

Eliona është bërë nënë e një vajze vitin e kaluar dhe me shumë gjasa Gala do të marrë pjesë në dasmën e prindërve së shpejti.

Në intervista më herët aktorja ka thënë se ka rreth 4 vite me partnerin dhe janë martuar. Çfarë pritet të vijë, me siguri, është thjesht ceremonia.

Njësoj si në kohën e shtatëzanisë kur Eliona na servirte vazhdimisht foto nga pritja e ëmbël, edhe këtë herë jemi në pritje të fotove nga dasma.


Shtuar 13.03.2022 13:36