Kosova me raste të larta të Covid-19, pas shumë ditësh regjistrohet vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 424 raste të reja me Covid-19  dhe një vdekje. Sot janë shëruar 89 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284. Në total numri i rasteve aktive është 2.992.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 12.01.2022 15:08