Incidentet në veri të Kosovës, Borrell: Të ndalen menjëherë veprimet e dhunshme

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Pëermes një reagimi në Tëitter, Borrell shkruan se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, -ka shkruar Borrell./albeu.com

 


Shtuar 13.10.2021 13:47