Plane për fundjavë? Më parë mësoni si do të jetë moti

Dita e nesërme do të shoqërohet me ulje temperaturash si dhe me reshje intensive shiu.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se vendi ynë të shtunën, do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal, shoqëruar edhe me rrufe e breshër në disa zona.

Situata më e rënduar do të jetë në veri e veriperëndim, aty ku pritet sasia më e lartë e reshjeve të shiut. Gjithashtu bëhet e ditur se krahas erës së fuqishme, edhe në det do të ketë dallgëzim deri në 6 ballë.


Shtuar 25.09.2020 13:24