E FUNDIT/ Nesër nis Kuvendi, Berisha ka një thirrje të fundit për Bashën: Eja edhe ti!

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një deklaratë për shtyp ku kanë mbetur vetëm pak orë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të PD.

Berisha u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë delegatëve, por edhe kundërshtarëve të tij të marrin pjesë në këtë Kuvend.

Ish-kryeministri i bëri thirrje edhe vetë kryetarit Basha për të qënë pjesë e Kuvendit të tij.

“Unë ftoj të gjithë delegatët e PD dhe drtejtuesit e saj kryesor, duke përfshirë edhe kryetarin Lulzim Basha, të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike dhe ato që mendojnë ndryshe të vijnë në Kuvendin e rithemelimit të kësaj force politike…”-tha ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Me këtë mesazh dua t’ju përshëndet shumë përzemërsisht. T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin  të jeni nesër të pranishëm. të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD. Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë.

Në një forcë poli8tike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve.

Si dikur përmbysëse e sistemit komunisti, sot në përmbysje të narko-shtetit. Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie. Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë shqiptare në tërësi. të dashur delegatë dhe delegate, moti është një faktor që nuk varet nga ne, me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi miqësor është që të vinim të përgatitur me veshje të trasha të mundur për mos të ndjerë të ftohtin./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 16:10