U inagurua me bujë dje! Sot mos u nisni drejt rrugës së Arbërit, policia ka një thirrje

Ditën e djeshme në ditën e Çlirimit të Shqipërisë u inagurua me bujë Rruga e Arbërit e cila vetëm pak orë më vonë u bllokua me 100 makina, disa aksidente të lehta falë reshjeve të dëborës.

Sot bëhet me dije se hyrja për në tunelin e Murrizit është e bllokuar.

I gjithë “bay-pasi” deri në Xibër Murrize, segment i rrugës së Arbrit është bërë i pakalueshëm nga drejtuesit e mjeteve të cilët vetëm me zinxhir mund të kalojnë.

Në këtë aks po punojnë 2 mjete borëpastruese, por qarkullimi ende nuk është bërë i mundur.

Policia rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët.

Rikujtojmë se Ministrja Balluku bëri me dije se gjatë ditëve me reshje dëbore, aksi në fjalë do të mbyllet. /albeu.com/


Shtuar 30.11.2021 09:25