Shifrat e larta të infektimeve, Brataj i bën apel të fortë shqiptarëve

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një ditë ku pati 3 viktima dhe 90 të infektuar ka bërë një apel drejtuar qytetarëve.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Brataj i bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të tjerët, duke mbajtur maska në ambientet e mbyllura.

MESAZHI I BRATAJT

Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:
1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Dr. Skender Brataj


Shtuar 3.07.2020 11:15