Jo vetëm Berisha! Kush janë politikanët “VIP” të shpallur “non-grato” nga SHBA (FOTO LAJM)

SHBA ka vendosur të shpallë “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pjestarët e familjes së tij.

Ky vendim u lajmërua nga sekretari amerikan dhe rënditi një sërë veprash penale të kryera në Shqipëri nga ish-kryeministri Berisha të cilat sipas SHBA shkaktuar këtë vendim të pazakontë për një politikan në Shqipëri.

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë…”- njofton sekretari i SHBA në lidhje me këtë vendim.

Por ish-kryeministri Sali Berisha nuk është politikani i vetëm në Shqipëri që është shpallur “non grata” në SHBA.

Në bazë të informacioneve të publikuara për mediat, në Shqipëri janë shpallur “non grata” edhe ish- kryebashkua Vangjush Dako, kreu i PSD Tom Doshi, dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Vendimi për Adriatik Llallën:

Më 14 shkurt të vitit 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” ish-Prokurorin e Përgjithshëm Shqiptar Adriatik Llalla për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

“Përveç përcaktimit të z. Llalla, Sekretari po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. Llalla, Ardjana Llalla, vajzën e tij, Eni Llalla dhe fëmijën tjetër të tij, shtetas jo-amerikan”.

Vendimi për Tom Doshin:

Më 16 prill 2018, DASH do t’i ndalonte me akuzën korrupsion, hyrjen në SHBA deputetit Tom Doshi bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

“Përveç përcaktimit të z. Doshi, Departamenti po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. Doshi, Xhovana Doshi, vajzën e tij të rritur, Briana Doshi, djalin e tij të rritur, James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”

Vendimi për Vangjush Dakon:

Më 30 korrik 2019,  DASH, vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion.

“Sekretari i Shtetit po përcakton publikisht Kryetarin e Bashkisë Shqiptare të Durrësit Vangjush Dako nën Seksionin 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndarura të FY 2019, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm” /albeu.com/