Shteti fqinj mposht me sukses COVID-19, nis sezonin turistik

Një ndër shtetet fqinje që po e mposht me sukses COVID-19 është Mali i Zi.

Ndonëse me numër të paktë rastesh shteti i vogël fqinj ka vendosur që të mos humbasë kohë dhe të hapë sezonin turistik pasi për disa ditë me radhë, nuk ka asnjë të regjistruar të infektuar nga korònavirusi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 176 mostra të tjera u analizuan deri pasdite, mes të cilave nuk pati raste të reja të infeksiònit.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë nuk ka ndryshuar dhe arrin në 324, dhe numri i të shëruarve është 307.

Aktualisht, sipas informacionit zyrtar, janë tetë pacientë që po trajtohen me Covid-19.


Shtuar 13.05.2020 17:24