“Rafineria është e jona”, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish sot në protestë, për mungesën e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës.

Fillimisht ata u grumbulluan përpara Uzinës, ndërsa protesta u shoqërua me tensione, pasi ata tentuan të futen me forcë brenda saj. Naftëtarët kërkojnë që të ndërhyjë shteti dhe t’i japë zgjidhje.

“Nuk e kuptoj se çfarë roli ka policia këtu”, tha një prej naftëtarëve.

“Brenda mundësive hapni atë portën, sepse ne nuk do të lëvizim, hapeni portën se ne gjithë javën këtu do të rrimë. Rafineria është e jona, rafinerinë e kanë ndërtuar naftëtarët, këtu e 40 vite. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të marrë zgjidhje”, tha protestuesi.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje por akoma nuk është bërë asgjë.


Shtuar 14.09.2020 09:06