Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, sot një humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 51 raste të reja me Covid-19 dhe një humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.207. Në total numri i rasteve aktive është 634.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës. Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 16.03.2022 15:00