Denis Zakaria pranë transferimit tek ekipi italian

Juventus është duke kërkuar një përforcim në repartin e mesfushës.

Klubi italian preferon Denis Zakaria për mesfushën dhe synimi i tyre është transferimi i tij që në janar. “Tuttosport” shpjegon se Juventus ka qënë në kontakte të vazhdueshme me lojtarin dhe agjentin e tij dhe komunikimi midis tyre është pozitiv deri tani.

25-vjeçari i Borussia Monchengladbach i skadon kontrata në fund të qershorit të vitit 2022 por Juventus po tenton të lidhë një kontrat personale me lojtarin që tani dhe të sigurojë transferimin në qershor.

Në garë për Zakaria është dhe Roma./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 15:27