A mendon të martohet sërish? Kjo është përgjigjja e Monikës

Gjatë spektaklit të së premtes, Monika rrëfeu për publikun dhe banorët momentet më të rëndësishme të jetës së saj. Ajo tregoi për prangosjen e babait, rebelimin e shpeshtë ndaj prindërve, filmin e parë, martesën, ardhjen në jetë të fëmijës edhe divorcin.

Kështu, gjatë një bisede ditën e sotme banorët e kanë pyetur nëse ka menduar një martesë të dytë. Aktorja iu përgjigj kësaj pyetje me një pyetje tjetër retorike: “Më thuaj ti, a e mendoj unë një martesë të dytë? Mendon ti se mund të martohem sërish?”

Nuancat e kësaj përgjigjeje lanë të nënkuptohej se aktorja nuk e planifikon të ketë një martesë të dytë dhe për këtë vendim, nuk ngurruan të ndërhynin edhe banorët e tjerë prezent.


Shtuar 2.11.2021 09:32