Dinamo shkruan emrin në çerekfinale duke mposhtur Tiranën pas 20 penalltive (VIDEO)

Tirana arriti të kthente rezultatin 2-0 të sfidës së parë në favor të bluve, falë golave të Gjumsit e Limajt. Ndaj ndeshja shkoi në shtesa ku nuk u tund më rrjeta dhe fjala i shkoi penalltive.

Aty, ishin pritjet e Bakajt të cilat bënë diferencën, duke i dhënë suksesin Dinamos pas 20 gjuajtjeve të penalltive, me Toshevskin i cili gaboi atë vendimtare në fund.

Tashmë Dinamon e pret një tjetër derbi në çerekfinale, pasi shorti e vendos përballë rivalëve të Partizanit.


Shtuar 18.11.2021 22:36

Tags: ,