E FUNDIT/ Çfarë po ndodh? Sali Berisha me mbështetësit niset drejt selisë blu

Sali Berisha dhe komisioni i rithemelimit është nisur drejt selisë blu.

Ky vendim vjen pas Kuvendit Kombëtar të mbledhur më 11 Dhjetor ku ish-kryeministri mblodhi 4934 delegatë dhe votoi me shumicë votash shkarkimin në parim të nënkryetarëve dhe kryetarit Lulzim Basha.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi nga deputetët dhe funksionarët e tjerë që ndodhen brenda në selinë e partisë.

Fjala e Berishës: Basha është i shkarkuar nga Kuvendit, por në respekt të anëtarësisë, ato do të shprehen për deputetin Basha.

Komisioni ka aspektin e vet politik  dhe burokratik, do t’i kombinojnë të dyta, me zyrën e Bashës nuk kemi punë, vijmë këtu për të bërë mbledhjes dhe deputeti Basha deri në 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku triumfoi vullneti i anëtarë.

Sot futem si njëri nga anëtarët e Komisionit të Rithemelit të PD, janë të gjithë të barabartë. Firma e turpit që padit në prokurorinë e tij dhe të Ramës, nuk ka akt më të padenjë./albeu.com/

 


Shtuar 13.12.2021 13:47