Stresi me Sali Lushajn i japin “zemër” Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD-së (FOTO LAJM)

Reperi i njohur, Stresi, së bashku me të atin, Sali Lushaj, kanë qenë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ai ka publikuar edhe një fotografi nga arena kombëtare ku shfaqet me të atin dhe ish-truprojën e Berishës.

Të shumtë kanë qenë edhe personazhe të tjerë të njohur që kanë marrë pjesë atje.

Këtu mund të përmendim nga politikanë të njohur dhe deri te figura të dashura të ekranit si për shembull, aktori Julian Deda.

Stresi e ka treguar edhe në herë të tjera mbështetjen publike, që ka dhënë për Berishën, si në rastin e ditëlindjes, ku i dhuroi një buqetë me lule blu./albeu.com/