Temperaturat rriten ndjeshëm në mesditë, si do të jetë moti të enjten

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin gjatë paradites kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Por në vijim pritet të ketë kalime të lehta vranësirash në zonat malore dhe të ulëta, ndërsa në bregdet moti mbete i kthjellët gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë celsius deri në 15 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimore duke krijuar dallgëzim të ulët./albeu.com