Sa bashki fitojnë kandidatët e Berishës? Genc Pollo shprehet optimist

Ish-ministri i Partisë Demokratike, Genc Pollo, është shprehur optimist për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Komentet Pollo i bëri në “Radarin Informativ”, ku është shprehur se kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” do të fitojnë në zgjedhjet.

Sipas ish-ministrit, Shkodra është bastioni më i sigurtë i “Shtëpinë e Lirisë”.

“Sondazhet flasin ndryshe. Numrat e anëtarësisë . Ka shumë shanse ti marrim të 6 bashkitë. Por se shpallim dot rezultatin pa u hedhur votat. Gjithsesi ne e dimë që Shkodra ka shënuar një avantazh shumë të thellë. Do rikonfirmohet kjo që them unë. Të tjerët janë të fituese, Klima duket e mirë”

“Edhe funksionin sekondar për të ndarë Bashën. Bazohem në rezultatet historike të bashkive. Në Shkodër është avantazh i qartë. Në Bashki të tjera është i krahasueshëm. Dhe duke u bazuar në këtë fushatë shanset janë të mëdha për fitore”, tha Pollo./albeu.com/