Nuk ka më ditë të ngrohta, i ftohti kaplon sërish vendin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nëse menduat se ia hodhët ditëve të ftohta të dimrit jeni gabuar. sipas parashikimeve të sinoptikanëve, në fundjavë do të rikthehen temperaturat nën zero gradë.

MeteoAlb informon se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat janë më të dendura në zonat malore.

Parashikohet se nesër do të ketë shtim të vranësinave duke sjellë shira në pjesën më të madhe të vendit, në zonat malore do të ketë rreshje dëbore.

Duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri në fund të javës moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë. temperaturat do të pësojnë rënje të ndjeshme duke bërë që fundjava të shënojë temperatura të ulëta deri në -15 gradë apo -16 gradë.

Temperaturat e ajrit deri të enjten do të jenë relativisht të larta por nga dita e premte si edhe nga fundjava do të kemi rënie të ndjeshme të tyre: zonat malore: minimalet -16 apo -16 dhe maksimale deri në -4 apo -5 gradë C, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta: minimalet -4 në -2 gradë C dhe maksimalet deri në 8 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë, në det me shpejtësi 30km/h, nga drejtimi Lindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.




Shtuar më 23/01/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së