Transporti Urban në Shkodër rrezikon mbylljen totale

 Transporti urban në Shkodër do të shkojë drejt kapitullimit dhe rrezikon mbylljen totale të këtij shërbimi. Deklarata vjen nga Melidion Dervishi, administrator i transportit urban në Shkodër.

Ai thotë se që nga data 8 gusht, kur është organizuar protesta për shërbimin e transportit urban, situata ka mbetur e njëjtë. “Mbështetja ka munguar si nga bashkia, ashtu edhe qeveria” – thekson Dervishi.

Sipas tij, ka informalitet nga furgonat, ndërsa çmimet vazhdojnë e rriten…

Kujtojme se sot edhe Shoqata e Transportit Tiranë në deklarate per mediat paralajmeroi se nese qeveria nuk merr masa, shërbimi i transportit urban do të reduktohet me 50%.


Shtuar 19.10.2021 13:07